Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të mbledhësh kufijtë: nga Durankullak deri në Rezovo me kaike

БНР Новини

Po kështu si flladi detar, dëshira për aventura tek disa njerëz nuk pushon asnjëherë. Doni Kallçeva dhe Venelina Veliçkova na e dëshmojnë këtë duke na treguar histori për pushimin e tyre të verës pak më të ndryshëm. Në vend që të shtrihen në rërën e plazhit, të dyja shoqet vendosin të kalojnë përmes të gjithë bregdetit bullgar të Detit të Zi me një kaike me dy vende. Ideja për udhëtimin vjen në mënyrë të papritur dhe pas një përgatitje prej dy javëve Doni dhe Venelina bëhet femrat e para, të cilat e kalojnë distancën nga Durankullak deri në Rezovo me kaike.

СнимкаVajzat kalojnë 12 ditë në kanotazh. Çdo natë flenë në çadra. Takojnë delfinë, peshkatarë, skërfiste, turistë. Kurse temperaturat mjaft të larta ditore e ndërlikojnë edhe më tepër misionin e tyre. Larmia e karaktereve njerëzore, me të cilat ndeshen, është e madhe – që nga njerëzit të cilët i dëbojnë nga plazhet, deri të tillë, të cilët mundohen t’u ndihmojnë me çdo lloj mënyre. Për përjetimet më emociononte tregon Doni, e cila punon mbi projekte joqeveritare dhe ka përvojë me kaiken dhe lundrimin me vela dhe Venelina, e cila merret me organizatat joqeveritare dhe marketing, por i pëlqen shumë dhe sportet ekstreme:

СнимкаNjë kanotazh i tillë ka aspekte të shumta. Është gjë shumë e këndshme nga ana e ngarkesës fizike, për nga pamjet shumë të bukura të cilat i shikon, takimet me njerëzit dhe fakti të jesh vetëm në det. Për mua shumë pozitiv qe fakti, se na duhej mjaft kohë të bëhemi një ekip, pavarësisht se njohim shumë mirë njëra-tjetrën. Unë gjithmonë kam lundruar vet dhe tani e pash, sesa akoma kemi për të ndërtuar marrëdhëniet midis nesh” – tregon Doni, kurse Venelina shton:

СнимкаMua më bëri një përshtypje të madhe kontrasti nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi. Unë mendoja se, disa vende duken keq, se janë të ndërtuara së tepërti, plot me xhetë, të cilët formojnë dallgë dhe mund të na kthejnë. Por, këto vende dolën edhe më të pakëndshme, saç e prisja. Doli se, shumë afër tyre ka akoma skaje të virgjëra, të cilat janë tepër të bukura dhe janë në kontrast me vendpushimet e ndërtuara.

СнимкаQë të mund të ruajnë formën dhe të mos ta lënë trupin pa ujë, gratë e reja mbështeten tek ushqimi i shëndetshëm. Ato nuk lenë pa provuar dhe supën prej peshkut të freskët detar dhe t’i bëjnë klasifikim. Supën më të shijshme e hanë në qytetin Shablla. Për vështirësitë në det tregojnë të dyja:

СнимкаDeti nuk është një pengesë. Deti është aty, ku ekziston. Kur hyn, pa rëndësi nëse je me kaike, jahte ose me dyshek të fryrë, duhet të hysh me respekt dhe njohuri për forcat personale. Atëherë deti është një shok. Por ama kur nuk i merr parasysh shënimet ose e heq veten si një njeri tepër të bindur në vetvete, atëherë kjo mund të kthehet në një kërcënim. Tek ne kishte momente, më në veçanti rreth qytetit Varna, kur e menduam se e kemi mbivlerësuar veten. Ditët e para qenë me një erë shumë të fortë. Ne u lodhëm shumë duke i vërtitur velat kurse distanca qe pothuajse jo shumë e madhe. Kaluam përmes gjirit të Varnës për të shkurtuar distancën, ku kishte dallgë të larta, me majë. Aty u luhatëm pak, qe kufiri i lart i forcave tona. Mbetëm tri ditë në kampingun Gradina, sepse kushtet meteorologjike nuk qenë të përshtatshme dhe nuk donim që të rrezikojmë përsëri.

СнимкаShok i të dyja shoqeve gjatë kohës së udhëtimit është shpendi prej gome talisman Choffy Choff, e cila del dhe shpëtimtare e gjendjes së mirë shpirtërore në momentet, kur orët për kanotazh pushtojnë vetëdijen me monotoninë e vet.

СнимкаUnë kisha një nga përjetimet e mia më të forta me kaike në përgjithësi. Rastisi në Irakli. Hyra të lahem në det dhe një delfin i madh u hodh në një distancë prej rreth 5 metrave nga unë. Mbeta me të vërtetë pa frymë – tregon Doni, kurse Venelina shton: Interesantja është se për 2 ose 3 ditë mundesh të harrosh për ditët e zakonshme të qytetit. Shumë shpejt kalon në një regjim tjetër, më në veçanti kur je në det. Ne u shkëputëm për dy javë, që nuk është dhe kushedi sesa shumë, por ajo të cilën e përjetuam është jashtëzakonisht e fortë. Ja rekomandoj secilit, i cili mund t’ia lejoi vetes. Nuk është e domosdoshme që njeriu të bëjë arritje të mëdha sportive ose të ketë një përvojë shumë të madhe. Unë nuk kisha një përvojë të madhe, por qesh me njerëzit e përshtatshëm dhe në sajë të tyre dhe të llogaritjes për mundësitë e mia fizike, pata sukses. Pavarësisht nga kjo gjatë ditëve të fundit akumulova një lodhje të tepërt. Këtë duhet ta kini parasysh.

СнимкаNë të ardhmen të dyja shoqet planifikojnë akoma përjetime detare. Këshillojnë çdo një entuziast të provojë një lundrim me kaike, sepse përjetimi ia vlen. Ekipi është një nga gjërat më të rëndësishme dhe po kështu të kontrollohet dhe të merret parasysh parashikimi i motit dhe të ndiqen kurset e anijeve të mëdha, të cilat mund të kthejnë kaiken ose ta mbushin me ujë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD