Në varësi të situatës Bullgaria herë krenohet, herë ankohet nga fakti, se është udhëkryqi i Ballkanit midis Evropës dhe Lindjes së Mesme. Nga pikëpamja e transportit automobilistik, kishte kohë kur vendi nxirrte dobi nën formën e taksave transportuese, vinjeta, taksa doganore nga qindra mijë kamionë dhe automobila turistike të cilat kaluan përmes territorit të vendit. Mirëpo, që prej një viti pikat kufitare bullgare, përmes të cilave kalon rryma automobilistike, filluan të ndalojnë punën ose të funksionojnë në mënyrë jo adekuate, dhe provokuan një valë të vërtetë të pakënaqësisë masive si nga ana e turistëve bullgarë dhe të huajë, ashtu edhe nga ana e profesionistëve shoferë të kamionëve të mëdha plotë mallra. Kjo pakënaqësi u duk më qartë para dy ditësh, kur qindra kamionë bullgarë bllokuan për disa orë të gjitha pikat kufitare në kufirin verior, perëndimor dhe jugor të vendit. Kështu udhëkryqi ndodhi i bllokuar.
Të pakënaqur nga rreshtat kilometrike dhe nga koha e gjatë në pritje për kalimin e kufirit, shoferët akuzuan doganierët dhe autoritetet kufitare. Në ato akuza ndoshta ka diçka të vërtetë, për më tepër se para një-dy javëve në mediat u njoftua për sisteme të bllokuara kompjuterike të kufitarëve ose të doganierëve, për aksione të shumta policore, për arrestime dhe pushime nga puna të doganierëve të korruptuar. E gjithë kjo flet, se në pikat kufitare të vendit ka shumë probleme – teknike, profesionale, organizative. Nga e gjithë kjo në fund të fundit vuajnë më tepër udhëtarët, të cilët janë të detyruar të presin orë të tëra me radhë.
Mirëpo, ka edhe shkaqe të tjera, për të cilët shpesh imponohet të pritet orë të tëra për kalimin e kufirit bullgar. Bëhet fjalë për masat e sigurisë, të cilat u forcuan dhe aplikohen rreptësishtë me fillimin e krizës me emigrantët dhe me trafikun e forcuat të narkotikëve dhe kontrabandës tjetër. Prandaj pothuajse nuk ka ditë pa njoftime për arrestimin e emigrantëve ilegal në kufirin, për konfiskimin e mallrave të markave të njohura, por të falsifikuara, të lëndëve narkotike etj. Duket, se ato probleme nuk do të zgjidhen së shpejti, për më tepër vetëm nga Bullgaria, e cila është një shtet transiti në shumicën e rasteve. Mirëpo, ka shumë gjëra të tjera, të cilat autoritetet bullgare mund të përmirësojnë pa pritur ndihmë nga jashtë ose miratim nga partnerët evropianë. Është një punë elementare që të bëhen përpjekje t’u sigurohet një komfort minimal dhe komoditet të vogël njerëzve të cilët presin rreshtin kilometrik me kamionë ose vetura. Me siguri mund të bëhen shumë gjëra pa shumë para dhe përpjekje. Për më tepër, se lëvizja drejt dhe nga Bullgaria do të bëhet gjithnjë më intensive. Ka të ngjarë se edhe pikat e deritanishme kufitare të zgjerohen dhe të modernizohen. Sivjet turizmi bullgar shënoi një rekord, pritet, që vitin e ardhshëm rezultatet të jenë edhe më të mirë, domethënë më shumë turistë. Kështu që nuk ka dyshim, se edhe numri i automobilave do të shtohet.
Një zgjidhje e pjesshme e problemit do të vijë me hyrjen e Bullgarisë në Shengen, kur pikat kufitare midis Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë do të hiqen. Mirëpo, përsa i përket Turqisë një perspektivë e tillë reale nuk ka. Nuk është sekret, se pikërisht aty problemi është më i ashpër madje kronik, sidomos gjatë verës, kur qindra mijë turq, të cilët jetojnë dhe punojnë në Evropën Perëndimore kthehen në atdhe për pushimet dhe pas kësaj prapë kthehet anasjelltas, duke kaluar përmes Bullgarisë. Pikërisht ky është të jesh në udhëkryqin midis Perëndimit dhe Orientit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..