Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

162 filma të rinj në Festivalin “Këndesi i mëngjesit” 2016

БНР Новини

Në Sofje u hap edicioni i XII-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmave për Studentë “Këndesi i mëngjesit”. Ai do të vazhdojë deri më datën 6 nëntor kur do të jepen dekoratat. “Këndesi i mëngjesit” (bullgarisht “Ranno pile”) ose siç është më i njohur nëpër botë si Early Bird është forumi më i madh bullgar për filma inovativë të studentëve me një metrazh të shkurtër, i cili dymbëdhjetë vjet iu ndihmon krijuesve të rinj të filmave nga universitetet bullgare dhe botërore të arrijnë deri tek publiku i gjerë. Një juri e autoritetshme ndërkombëtare i shpërndan dekoratat në dhjetë kategori. Sipas traditës kryetar i jurisë është studenti i cili ka fituar dekoratën e madhe “Këndesi i mëngjesit” nga edicioni i mëparshëm i konkursit. Sivjet kjo është Ana-Maria Komanesku nga Rumania.

Prej mijëra propozimeve për të marrë pjesë, seleksionimi i “Këndesit të mëngjesit” përfshin 162 filma artistikë, dokumentarë, eksperimentalë dhe vizatimorë të studentëve prej 42 vendeve. Jashtë pranisë së fortë tradicionale të universiteteve nga Evropa, harta e festivalit tanimë përfshin edhe vende si Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut, Brazili, Bangladesh, Pakistan, Indonezi, Zimbabve.

Festivali u hap në aulën e Akademisë Kombëtare të Artit Teatral dhe Kinematografik “Krëstjo Sarafov” me ekspozitën Celebrity Report të fotografit i cili jeton në Londër Cvetan Lillovski, i cili ka një hobi të shkëlqyer – të bëjë reportazhe për çdo një premierë botërore kinematografike në kryeqytetin britanik.

СнимкаNë kuadrin e gjashtë ditëve të festivalit do të shfaqen filma debutuesë në kuadrin e panelit “Këndesi i mëngjesit në fluturim”. Seleksionimi do të prezantojë filmat e diplomimit ose debutimit të regjisorëve të rinj bullgarë, rruga e të cilëve drejt dekoratave prestigjioze nga forumet bullgare dhe ndërkombëtare fillon me “Këndesin e mëngjesit”.

Për maratonën novatore të filmave të studentëve, tregon kreatori i idesë së ngjarjes Aleksej Hristov, drejtor i programit të festivalit:

“Brenda gjashtë ditëve, i gjithë publiku bullgar do të ketë mundësinë të shikojë filma të studentëve nga pesë kontinentet në kuadrin e edicionit të 12-të të Festivalit “Këndesi i mëngjesit”. Sivjet prej 1300 filmave seleksionuam për programin garues të festivalit mbi 140 filma. Puna e jurisë nuk do të jetë aspak e lehtë. Më datën 6 në mbrëmje do të japim 10 dekoratat. Dekorata e madhe, ajo për një film të huaj më të mirë, për një film më të mirë bullgar, për regjisorë, skenar, montim dhe dekorata e Kryetarit të jurisë”.

Për pjesëmarrjen bullgare në festival tregon zoti Hristov:

“Ka mjaft filma bullgarë, kryesisht nga studentët nga Akademia Kombëtare të Artit Teatral dhe Kinematografik dhe Universiteti i Ri Bullgar. Anëtari ynë i jurisë Hristo Simeonov, i cili vjet fitoi dekoratën për një film më të mirë bullgar me krijimin e tij “Vragove” (“Armiq”) është nga Universiteti Jugperëndimor. Mund të themi se, prezantojmë që të gjitha universitetet në vendin tonë ku studiohet arti kinematografik. Pjesëmarrja bullgare është shumë e mirë dhe shpresoj të jetë në një nivel botëror, në të cilin janë dhe filmat e tjerë të studentëve.”

Regjisori Dimitër Sarxhiev përveç se është laureat i edicioneve të mëparshme të festivalit është dhe anëtar i jurisë së sivjetshme. Ja se çfarë na tregoi ai për kineastët e rinj dhe për synimet e tyre për vendin në jetën kulturore, temat, të cilat i emocionojnë dhe përse duhet të inkurajohen:

“Ky festival për një kinema me metrazh të shkurtër është një nga më të vlefshmit në Bullgari. Unë vet kam marrë pjesë shumë herë me radhë në të si student, kur ai bënte hapat e veta të para. Tani është zhvilluar dhe është hapur mjaft dhe fiton miq të shumtë dhe ndikim. Një festival i tillë u jep mundësi njerëzve, të cilët punojnë dhe bëjnë një kinema me metrazh të shkurtër, të inkurajohen. Kjo është me një rëndësi të madhe për një njeri të ri. Të mund të fitojë ndjenjën se, ajo me të cilën merret ka një farë kuptimi. Të inkurajohet përvoja e regjisorëve të rinj si dhe hapat e tyre të parë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë nga arkivi i festivalit




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD

Fotografi Valerij Poshtarov flet për fuqinë e të kapurit dorën njëri-tjetrit

"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..

botuar më 24-05-27 7.30.PD
„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..

botuar më 24-05-24 8.35.PD