Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përvjetori i tretë i kanalit “Folklor” të Radios Kombëtare Bullgare në klasifikimin muzikor të nëntorit

Gjyshet e fshatit Bistrica
Foto: bg.wikipedia.org

Në lidhje me përvjetorin e saj të 80-të “Radio Bullgaria” ju ofron që çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen çdo muaji.

Kanali muzikor “Folklor” i Radios Kombëtare Bullgare do të kremtojë përvjetorin e vet të tretë me një koncert në Studion e Parë të Radios më 20 nëntor në orën 15.00. Janë ftuar pjesëmarrës nga tërë shteti, të cilët prezantojnë folklor burimor – nga fshatrat Breznica, Abllanica dhe Sejdol, nga qyteti Haxhidimovo, ashtuquajturat Bistrishki Babi (Gjyshet e fshatit Bistrica), kështu edhe miq të kanalit “Folklor” nga Sofja – trioja “Evridika” dhe kuarteti “Avigeja” etj.

Këtë muaj për klasifikimin tonë muzikor kemi përgatitur zëra të njohur nga rajone të ndryshme folklorike të Bullgarisë.

Nuk kam ardhur, moi Kalina” – interpreton Nedjallka Keranova, në shoqërim të Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Kosta Kolev, i cili është kompozitori i këngës. Nedjallka Keranova këndon kryesisht këngë nga krahina e saj Trakia. Ka punuar me ansamblin folklorik të qytetit Plovdiv, në Ansamblin shtetëror “FilipKutev”, në orkestra të shquara për muzikë dasme. Në ambientet muzikore ajo është njohur si “Ella Fitzgerald bullgare”.

Është nisur trimi” është kënga e njohur e grupit folklorik nga fshati Abllanica (Bullgari Jugperëndimore). Më 20 nëntor në koncertin, kushtuar përvjetorit të tretë të kanalit folklorik të Radios Kombëtare Bullgare, grupi i përzier folklorik pranë vatrës së kulturës të fshatit Abllanica do të prezantojë këngë monofonike, karakteristike për bullgarët myslimanë. Ky ansambël është krijuar në vitin 1954/55 dhe deri më sot fiton çmime prestigjioze në festivale bullgare dhe të huaja.

Aria e Rodopeve” është pjesë e albumit të NedjallkoNedjallkovbit “Dua të them” (2014). Ekzekuton Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, bashkë me Nedjallko Nedjallkovin. Kompozitori është Georgi Andreev. Ky propozim është pak më modern dhe është në kufirin midis stileve të ndryshme, mirëpo fyelli i Nedjallko Nedjallkovit prej shumë kohe ka kapërcyer kufizimet e zhanreve.

Mund ta shikoni koncertin në sajtin tonë dhe në You Tube kanalin e Radios “Binar” në orën 13 GMT më 20 nëntor.

Tercet nga opera “Norma” kryesoi klasifikimin për arien më të dashur të dëgjuesve të Radio Bullgarisë për muajin tetor.

Me short u zgjodhën tre dëgjues, të cilët do të marrin dhuratë – CD e fundit me prodhimin muzikor të Radios Kombëtare Bullgare. Fituesit janë: Alexander Kuzyominski nga Ukraina, Stephane Mertens nga Gjermania dhe Sanussi Dankaba nga Nigeria.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD