Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Empatheast” – forum për ndryshim social

БНР Новини

Në Vracë, Bullgari Verilindore, mësuam se si empatia mund të ndryshojë imazhin e shoqërisë. Forumi ndërkombëtar për ndryshim social nëpërmjet empatisë në Evropën Lindore, i cili kërkon vizione të mundshme për të ardhmen, zhvillohet për vitin e tretë me radhë. “Empatheast” (“Empatia Lindore”) është një përpjekje për kundërvënie të radikalizmit, ndjenjës për frikë në shoqëri, mbylljes brenda “balonës së të vërtetës” – siç në Bullgari, kështu edhe në botë. Forumi qëllon formimin e pikëve të kryqëzimit, pikave të përbashkëta midis brezave të ndryshme, midis fshatit dhe qytetit, qendrës dhe periferisë, duke kuptuar lidhjet midis tyre në një mënyrë të re. Vendi i këtij takimi nuk ishte zgjedhur rastësisht. Bullgaria Veriperëndimore është rajoni më i varfër dhe më i shpopulluar në Evropë.

Janina Taneva, organizatore e ngjarjes, shpjegoi:

Imazhi i rajonit, si më i varfri dhe më problematik, na provokoi që të mbledhim atje njerëz, të cilët kanë përvojë me zgjidhjen e problemeve të ndryshme në botë dhe tek ne. Ideja ishte që të shkëmbejmë mendime me ta për potencialin e këtij rajoni, të përpiqemi të ndryshojmë mënyrën, në të cilën njerëzit mendojnë për këtë pjesë të Bullgarisë. Arsyeja tjetër është se në Vraca morëm përkrahje nga njerëz të rinj, të cilët besojnë se kanë nevojë për një forum të tillë për ndryshim social.”

СнимкаNë kuadrin e “Empatheast”-it u zhvilluan ngjarje të ndryshme. Një prej tyre ishte “Katapult”. Qëllimi ishte që idetë për ndryshim social të prezantohen para njerëzve vendas, të cilët merren me sipërmarrje sociale. Forumi përkrahi tri ide të lidhura me rajonin e qytetit Vraca. Cilat janë ato?

“Një nga idetë ishte që të përpunojmë një itinerar afër fshatit Çelopek. Bëhet fjalë për shtegun e parashkruar në veprën e shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov “Një bullgare”. Kështu nxënësit, të cilët njihen me këtë vepër në shkollë do të mund të vijnë dhe të shikojnë vendin konkret, të njihen me vendasit – trashëgimtarë të bullgares së guximshme. Kështu ata do të kuptojnë se gjysha Ilijca nga tregimi i Ivan Vazovit, ka qenë njeri i vërtetë, jo vetëm një heroinë letrare. Idetë e tjera janë lidhur me aksesi tek kultura në fshatrat bullgare. Pavarësisht se fshatrat bullgare janë mbrojtësit e traditave dhe vlerave të popullit, qasja e popullsisë së tyre në kulturën bashkëkohore (në kinema, koncerte, teatro) është tepër e kufizuar. Një nga projektet parashikon takime të artistëve me fëmijët dhe të rriturit nga fshatrat.”

СнимкаKu është vendi i empatisë këtu? Mungesa e saj njihet kudo në jetën tonë të përditshme. Njihet në ftohjen e marrëdhënieve, në mungesën e dialogut midis njerëzve. Përgjigja logjike e kësaj situate është ndërtimi i lidhjeve dhe marrëdhënieve në nivele të ndryshme në jetën tonë. Me këtë mund të ndihmojë empatia.

“Në kauzën tonë na ndihmuan nxënësit nga shkolla të ndryshme në Vraca. Këta ishin vullnetarët tanë, të cilët ishin njerëzit më aktiv dhe për shkak të të cilëve dimë se ia vlente. Fëmijët janë në moshë midis 14 dhe 17 vjeç dhe ata u takuan me përvojën dhe dijet e njerëzve me përvojë të madhe dhe shikuan se si mund të ndryshohet shteti ynë, komunikimi dhe cilësia e marrëdhënieve njerëzore. Besoj se në këtë ka kuptim.”

Ja se çfarë na uroi Janina në fund të bisedës sonë:

“Ne jemi përgatitur shumë mirë për ditën e djeshme, mirëpo për të qenë të përgatitur për të nesërmen duhet të heqim dorë nga frikët tona dhe t’i dëgjojmë njerëzit pranë nesh. Sepse frika vjen atje, ku nuk ka informacion dhe dije. Është e qartë se nuk mund të ikim dhe bota nuk mund të ofrojë alternativa të panumërta. Për këtë arsye le të krijojmë një shtet, në të cilin ka marrëdhënie cilësore midis njerëzve, të mos mundohemi t’ia kalojmë njëri tjetrit, por me mirëkuptim dhe pa frikë të ecim përpara.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Empatheast



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Nisma “Krishtlindjet Bullgare” mbledh fonde për pajisje të teknologjisë së lartë për trajtimin e fëmijëve

Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe..

botuar më 24-12-24 2.48.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD