Në kuadrin e Panairit të Librit në Frankfurt u shpallën nominimet për çmimin prestigjioz të letërsisë së fëmijëve “Astrid Lindgren” për vitin 2017. Kjo dekoratë u themelua nga qeveria suedeze në vitin 2002, me qëllim të dallohen vepra ose veprimtari me vlerë të lartë artistike. Një nga kushtet që të jepet është, që laureatët të përkrahin vlerat njerëzore, të përhapura nga shkrimtarja legjendare suedeze. Për çmimin e njohur edhe si “Nobeli i vogël” u nominuan 226 kandidatë nga 60 shtete. Për herë të parë ndër ta ka edhe dy bullgarë – piktori Ljuben Zidarov dhe shkrimtarja Julija Spiridonova. Si skenariste Julija Spiridonova ka më se 400 skenarë të realizuar në Televizionin Kombëtar Bullgar. Letërsia për fëmijë mbetet dashuria e saj më e madhe. Lidhur me nominimin shkrimtarja tha:
“Isha shumë e lumtur, se Fondacioni “Libra për fëmijë” më nominoi bashkë me piktorin Ljuben Zidarov. Rrita me ilustrimet e këtij piktori, kështu që për mua ky është një vlerësim i lartë. Më kujton, se kishte libra, të cilët refuzova të lexoj sepse nuk ishin me ilustrime të tij. Nëpërmjet tij zbulova libra të dashura. Për shembull përrallat e Hofmanit nuk do të lexoja në se nuk do të ishin ilustrimet e tij. Konkurrimi është tepër serioz. Radhitemi krahas krijuesve si Kuentin Blejk përshembull ilustrues i shkrimtarit Roalld Dall.”
Që kur ishte fëmijë Julija Spiridonovas i pëlqente të lexojë, por i munguan libra të përshtatshme për moshën e saj. Kështu ajo vështirë zbulonte libra, të cilët t’u përgjigjen pyetjeve të saj. Në vitet 80-të nga shtypi filloi të dalë seria “Biblioteka “Moshatarë”, e cila pjesërisht filloi të plotësojë këtë boshllëk. Pikërisht këtë e provokoi të fillojë të shkruajë libra për fëmijë dhe suksesi nuk vonoi. Në serinë e librave për të rinj përfshihen “Tina e gjysmë”, “Kontesha Batori”, “Maks” – romanë të krijuar në sajë të interesit të lexuesve. Për romanin e fundit “Kronos” shkrimtarja rrëfen:
“Për mua ky është një libër special. Ai dallohet nga tre romanët e mëparshëm. Secili nga heronjtë ka probleme të mëdha. Por problemet e Kronosit nuk mund të krahasohen me ato të të tjerëve. Heroi kryesor është 17 vjeçar. Është gjeniu matematikor, krenaria e gjimnazit. Por në të njëjtën kohë është narkoman. Ky është një libër jashtëzakonisht i sinqertë. Desha që të lexojnë edhe ata të cilën nuk pëlqejnë të lexojnë dhe prindërit e të rinjve. Desha të tregoj çfarë është të jesh narkoman dhe sa e vështirë është që të rikthehesh prapë te jeta. Shpresoj, që prindërit të kuptojnë thelbin dhe ashpërsinë e problemit.”
Julija Spiridonova zbuloi, se është e domosdoshme jo vetëm që një krijues të shkruajë ashtu që të tërheqë interesin e fëmijëve, por se ai duhet t’u tregojë një numër më të madh fëmijësh sa bukur është të lexohet. Prandaj ajo rrethon vendin dhe takohet me fëmijë. Krahas kësaj është iniciatore e disa aktiviteteve shumëvjeçare vullnetare qëllimi i të cilëve është t’u tregojnë të rinjve sa me rëndësi është të lexohet. Për ata të cilët akoma nuk njohin germat është nisma në Bibliotekën e Kryeqytetit “Kush e do përrallët”, ku vullnetarë lexojnë përralla për më të vegjlit, kështu që të provokojnë dashurinë e tyre ndaj librave. Dhembja më e madhe e shkrimtares është se programi i gjuhës dhe letërsisë bullgare në shkollë nuk inkurajon leximin. Zgjedhja e veprave në librat shkollorë në vend që të stimulojnë të lexojnë, e zbythin.
Mirëpo, a ka Julija Spiridonova ndonjë autor dhe heroi të preferuar?
“Unë lexoj shumë dhe kam vështirësi të dalloj vetëm një. Ndoshta ylli më i madh i fëmijërisë sime mbetet Astrid Lindgren. Prandaj jam e lumtur nga ky nominim. Astrid Lindgren si krijuese, ashtu edhe si njeri për mua ishte si një yll udhëzues. Kur lexova “Pipi Çorapegjata” isha e mahnitur nga ideja të krijohet një libër të tillë. Atëherë fillova të ëndërroj që një ditë të bëhem shkrimtare fëmijësh – profesioni më i mirë në botë” – rrëfen Jullka, siç e quajnë admiruesit e saj.
Fituesi do të shpallet në një ceremoni në Bibliotekën Kombëtare në Stokholm më 4 prill të vitit 2017.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..