Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Slivnica – 131 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare

БНР Новини

Para kohe qyteti Slivnica u kthye në një fushë beteje. Në një betejë hyrën trupa bullgare dhe serbe. Shkak për këtë u bë kremtimi i përvjetorit të 131-rë të Luftës Serbo-Bullgare. Banorët dhe miqtë e qytetit u bënë dëshmitarë të rikrijimit të ngjarjeve ushtarake, të cilat lënë mbresa në historinë bullgare.

Më shumë hollësi sjell njeri nga pjesëmarrësit në rikrijimin e betejave koloneli inxhinier Stanço Xhumaliev, kryetar i Shoqatës Kombëtare “Tradita”:

Kjo ishte një betejë e Ushtrinë Bullgare me Trupat e Serbisë, e cila pabesisht sulmoi trojet tona më 7 nëntor të vitit 1885. Atëherë mbreti serb Millan konsideronte, se shumë shpejtë do të arrijë deri te Sofja dhe se do të pushtojë kryeqytetin e Bullgarisë. Mirëpo, princi Aleksandër I Batenberg, si kryekomandant i Ushtrisë Bullgare iu dha rezistencë duke urdhëruar, që trupat bullgare, të cilat ishin të dislokuar në kufirin me Turqinë, të ridislokohen. Brenda dy ditëve ushtarët bullgarë kaluan më këmbë më se 300 kilometra deri në rajonin në perëndim të Sofjes, i cili përfshinte vendbanimet Dragoman, Caribrod dhe Slivnica. Beteja vendimtare ishte pranë qytetit Slivnica.

СнимкаLuftimet zhvilloheshin në tre vija. Tri trupave serbe iu kundërvunë një sasi të vogël ushtarësh bullgarë. E tillë ishte situata deri në ditën e tretë të betejave. Ushtria Serbe atëherë numëronte 25 mijë veta, përderisa ajo bullgare përbëhej nga 13 mijë.

СнимкаMegjithë superioritetin numerik të Serbisë, ushtarët bullgarë herën e radhës vërtetuan gatishmërinë të sakrifikojnë jetën në mbrojtjen e mëmëdheut. Ushtarët bullgarë sprapsën armikun dhe arritën gjer Piroti. Aty atasheu ushtarak serb u takua me princin Aleksandër I Batenberg duke iu drejtuar atij lutje që t’i japë fund sulmit. Princi bullgare me urtësi i ndërpreu veprimet ushtarake. Në rast të kundërt kishte të ngjarë të hyjë në betejë me trupat e Austro-Hungarisë. Atë të cilën e bënë atij nder është se ai i riktheu Serbisë qytetin Pirot dhe të gjitha trojet e pushtuara gjatë përleshjeve. Mirëpo, çfarë përfshinte rivendosja e betejave, prapë përgjigjet koloneli Xhumaliev:

Fillimi i luftës dhe depërtimi i trupave serbe në territorin bullgar. Sulmi i serbëve dhe depërtimi i ushtrisë serbe deri te Slivnica. Pas kësaj – ardhja e trupave bullgare nga kufiri jugor dhe rigrupimi i tyre. Finali përbënte marshimi i Ushtrisë Bullgare dhe mbrapsja e Ushtrisë Serbe.

СнимкаNë kuadrin e kremtimit të përvjetorit ishin të prezantuara edhe armë autentike nga koleksione private të pjesëmarrësve. Tërë aktiviteti u organizua nga vullnetarë, shpjegon koloneli Xhumaliev dhe vazhdon:

106 veta ishin të veshur në uniforma dhe të armatosur. Gjysma përbënte ushtrinë serbe, ndërsa gjysma tjetër – atë bullgare. Secili kishte një uniformë personale, e cila kopjon modelin e uniformave të shfrytëzuara. Armët ishin autentike. Secili nga pjesëmarrësit vet gjeti ndonjë pushkë ose pistoletë nga koha e Luftës Ruso-Turke. Ato ishin armët e shfrytëzuara nga Ushtria Bullgare në atë periudhë. Edhe Ushtria Serbe ishte e armatosur në po këtë mënyrë.

СнимкаAktivitete të tilla ruajnë historinë bullgare dhe kujtesën për brezat e ardhshëm. Kujtimi për heronjtë e vendit duhet të mbetet i gjallë, sepse “për mëmëdheun ata vdiqën dhe për mëmëdheun ishin të denjë”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi dhe video: Bozhidar Janev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD