Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori “Hristina Morfova” ruan traditat e artit koral bullgar

Foto: arkiv personal

Sivjet kori “Hristina Morfova” shënon përvjetorin e tij të 80. Është themeluar nga profesoresha Ljudmilla Prokopova në vitin 1936. Ky është viti kur këngëtarja e madhe e operës Hristina Morfova vdiq në katastrofë. Kori është mbajtës i shumë çmimeve nga konkurse të ndryshme ndërkombëtare – Langolen (Britania e Madhe), Varna (Bullgaria), Lajpcig (Gjermania), Goricia (Italia), Tolosa (Spanja), Ankaraja (Turqia) etj. Ka pasur koncerte në shumë vende, ndër të cilat janë Çekia, Sllovakia, Hungaria, Holanda, Greqia, Izraeli, Rumania, Belgjika, Austria etj.

Ljubov Karagitlieva – Bojçinova, koriste me përvojë të madhe dhe kryetare e korit tha:

Për mua kori është pjesë e jetës sime. Të këndosh në këtë kor është një festë e vërtetë, sepse muzika na bashkon, kemi marrëdhënie të mrekullueshme. Fakti se jemi të ndryshëm sipas moshës dhe profesionit na pasuron. Turneu në Izrael në vitin 1992 për mua ishte i paharrueshëm. Atje tingëllimi i muzikës bullgare ishte një përjetim unikal. Kemi shumë orkestrime të këngëve popullore në repertorin tonë. Një pjesë e misionit tonë është të jemi ambasadorë të folklorit bullgar në botë. Para pak kohe ishim në Pirdop, ku ka vdekur Hristina Morfova. Monumenti i saj është rimëkëmbur dhe për ne ishte një nder i madh ta vizitojmë. Ndihem e dekoruar në emër të tërë korit për atë që bëjmë. Qëndrimi i përzemërt i publikut tonë na mbush me energji pozitive. Këndimi koral është një art kolektiv dhe njeriu mësohet t’i respektojë njerëzit rreth tij dhe të jetë më tolerant. Desha t’u urojë të gjithëve të mësohen të këndojnë, sepse kjo na bën më të mirë dhe më të bukur.

Dirigjentja e njohur bullgare prof. Lilia Gjuleva e udhëhiqte korin shumë vite me radhë. Ja se çfarë na tregoi trashëgimtarja e saj Tanja Nikleva – Vlladeva, e cila tashmë dy vjet është në krye të korit.

Në fillim në krye të korit ishte Ljudmilla Prokopova, e cila ishte dirigjente pothuaj deri në vitin 1959. Dy vjet para kësaj atje ishte ftuar Lilia Gjuleva. Nga ajo kam mësuar shumë. Ajo punonte shumë dhe nuk bënte kompromise. Nuk është lehtë të jesh trashëgimtare e një titani dhe mësuesi të tillë. Rruga drejt besimit të koristëve është e gjatë dhe shumë e vështirë. Kjo e ka krijuar personalitetin tim. Për mua është një dekoratë e madhe se kori po zmadhohet. Ai fiton gjithnjë e më shumë adhurues.

Më 1 dhjetor do të marrim pjesë në një koncert jubilar të vatrës kulturore “Petër Beron”, e cila mbush 90 vjet – vazhdon zonja Vlladova. – Dy ditë pas kësaj do të kemi koncerte në Kazanllëk, në kuadrin e festës së parë korale “Petko Stajnov” me rastin e përvjetorit të 120 të lindjes së kompozitorit. Të nesërmen do të kemi një koncert me vete në Stara Zagora, bashkë me nxënës nga shkolla muzikore në qytet, shkollë kjo e cila gjithashtu e mban emrin e Hristina Morfovës. Më 11 dhjetor kori do të shënojë Ditën Botërore të artit koral me një koncert në Sofje, kurse më vonë do të jemi në Haskovo, ku do të zhvillohet Festivali i parë kombëtar për këngë kushtuar Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Përpiqemi të tërheqim gjithnjë e më shumë njerëz për muzikën korale, sepse ajo është një burim i pastër i kulturës bullgare. Të arrish harmoni me njerëz të tjerë – kjo është një formë e lartë jo vetëm në art, por edhe në jetë. Çdonjëri mund të mbyllet dhe të izolohet, por aftësia të jetosh me të tjerët është shumë e vlershme. Pas repeticioneve i sheh sytë e buzëqeshur të koristeve dhe atëherë kuptoj se prania ime në tokë ka kuptim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD