Galeria “Nuanca” me një vernisazh interesant paraqiti ekspozitën e re të piktorit Bojko Kolev. Autori hiperrealist u prezantua nga shkrimtari Ljuben Dillov-bir dhe nga Igor Markovski, i afirmuar në qarqet e koleksionuesve dhe admiruesve të artit. Tablotë e krijuesit Bojko Kolev janë në frymën e epokës moderne. Ai është një piktor i kohës sonë. Burim i frymëzimit të tij është jeta reale. Si rezultat ai krijon një iluzion të përsosur për realitetin. Kompozimet e tij janë interesante. Pamjet janë të kristalta dhe të pastra, të rikrijuara me teknikë që bënë përshtypje. Ajo na provokon të mendojmë sa janë të pikturuara për me tepër me bojëra të vajit mbi pëlhurën.
Temat dhe subjektet në tablotë e tij janë sendet e ditës, të paraqitura nga krijuesi si vepra interesante të artit. Ngacmuese si një thelbi i hudhrës, si lugë për kafe, kavanoz, rriska të bukës të ngrohtë, spec i djegur i kuq, mollë dhe një sërë sendesh dhe ushqimesh të tjera të lidhura me jetën.
Hiperrealizmi është një stil në art me popullaritet të madhe. Ai u përhap gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Synimi për të krijuar një pamje të përsosur vizuale, më i afër realitetit, shoqëronte krijimtarinë e piktorëve gjatë shekujve. Përveç me veprat prej autori në stilin hiper realist, Bojko Kolevi njihet edhe si mjeshtër në punimin e kopjeve të tablove të krijuesve të ndryshëm si Leonardo da Vinçi, Rafaello, Van Gog, Klod Mone, Gustav Klimt, Modiliani etj.
Një nga tablotë e piktorit Bojko Kolev të rikrijuara në mënyrë poetike me fjalë nga Igor Markovski duket ashtu:
“Unë jam admirues i madh i krijimtarisë së Bojko Kolevit. Ekspozita e tij me emrin “Ushqim” në të vërtetë është një ushqim më tepër për shpirtin. Do të them, se Bojko Kolevi pikturoi 8 libra të renditura njeri mbi tjetrin. Aq i fuqishëm është hiperrealizmi se mund të them një për një librat. Jetojmë në vitin “1984”, sepse kështu tha shkrimtari (Xhorxh Oruell) dhe Bojko e ka kapur momentin. Jetojmë në vitin 1984, sepse akoma jemi të preokupuar nga “100 vjet vetmia”. Fluturojmë mbi “Folenë e kukuvajkës” të parfumuar (“Parfumi” nga Patrik Zjuskind), sepse kështu thotë Ljosa (Mario Vargas Ljosa) dhe i themi njeri tjetrit “Aforizma” (Oskar Uajlld), pasikemi “Zemra për grabitje” (Boris Vian) dhe presim “Shpëtuesin në thekër” (Xherëm Selinxhër). Ato tetë libra të pikturuara nga Bojko Kolevi janë ushqimi për shpirtin. Pak është që të thuhet për të, se është gjenial në këtë, të cilën e bënë.”
Për stilin e pikturimit Igor Markovski thekson:
“Hiperrealizmi si një stil u formua në vitin 1965 në Amerikë, kur krijuesit filluan të pikturojnë nga fotografi. Ata tregoheshin si do të dukeshin gjërat mbi tablo të rikrijuara me bojëra vaji. Në Evropë stili depërtoi mjaftë më vonë. Në fillim e konsideruan si një fenomen dekadent në artin figurativ. Nuk kishte shumë pasardhës, por pas vitesh u bë shumë modern. Dhe kjo ishte normale, sepse njeriu gjithnjë dëshiron të shprehë veten në ndonjë mënyrë origjinale. Hiperrealizmi në Bullgari ka shumë pasardhës. Interesohem për 12 piktorë që të zbuloj çfarë tjetër do të shtojnë në atë që pikturojnë dhe mendojnë. Më duket, se tani ky stil merr hov në Bullgari, sepse gjithçka është hiperrealiste. Njeriu mund të shikojë një laps me përmasa të zmadhuara, por ai duhet të ndjejë si pulson këtë tablo. Që të flasë me tablotë mjafton që të mbyllë sytë dhe ajo prapë të jetë para tij. Veprat e Bojko Kolevit karakterizohen pikërisht me këtë. Ai ka kapur çastin, gjë që është me më shumë rëndësi.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..