Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Kombëtare Muzikore shënon jubileun 95 vjeçar

Foto: nma.bg

Akademia Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigerov” shënon jubileun 95 vjeçar me dy koncerte solemne. I pari në sallën e madhe të shkollës dhe i dyti në Operën e qytetit Stara Zagora. Në program janë të përfshirë vepra të kompozitorëve Vasill Kazanxhiev, Ljubomir Pipkov, Aleksandër Rajçev, Gaetano Doniceti, Xhakomo Puçini, Franc Shubert dhe doemos Panço Vlladigerov. Orkestra Akademike Simfonike nën drejtimin e profesorit Pllamen Xhurov do të shoqërojë interpretimet e këngëtarëve të ndryshëm mbajtës të çmimeve prestigjioze.

Për koncertet festive dhe për veprimtarinë e Akademisë Kombëtare Muzikore më shumë hollësi sjell rektori profesor Dimitër Canev:

Programi është i larmishëm. Ai u zgjodh ashtu, që të prezantojë nivelin e studentëve të specialiteteve të ndryshme – instrumentistë, këngëtarë, ansamble. Vitet e fundit procesi i mësimdhënies karakterizohet me aplikimin e të gjitha noviteteve në sferat e mësuara dhe shtimin e orëve të shkencave humanitare. Disa prej specialiteteve janë të lidhura ngushtë me elektronikën, përderisa në mësimin klasik, respektojmë traditat e vjetra. Kemi në plan që të prezantojmë programe të ndryshme të realizuara nga studentët edhe jahte shtetit. Të shumta janë çmimet e fituara nga studentët në fushën e artit vokal dhe instrumental. Pavarësisht se Bullgaria është një vend i vogël, gjurma që ka lënë në trashëgiminë kulturore evropiane është e dukshme.

Akademia Shtetërore Muzikore, siç quhej në fillim, u themelua me propozim të ministrit të arsimit popullor Stojan Omarçevski. U ligjësua me Dekret të mbretit Boris III firmosur më 21 korrik të vitit 1921. Në vitin 1928 u formua Orkestra Simfonike Akademike nën drejtimin e profesorit Sasha Popov. Ai ishte nismëtari i formimit të Orkestrës Simfonike Mbretërore, paraardhëses së Filarmonisë së Sofjes. Në vitin 1954 në Akademi kishte tri fakultete. Pak më vonë emri i saj u ndërrua në Konservator Shtetëror Bullgar. Në vitin 1955 u formua edhe një kor dhe prapë – një orkestër simfonike. Pranë Fakultetit Vokal u themelua Studioja e Operës dhe Teatri Muzikor Mësimor. Në vitin 2006 shkolla u emërua Akademia Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigerov”, emër ky i cili e mban edhe më sot. Aktualisht në të ka 46 specialitete. Vazhdimisht organizohen klasa të mjeshtërve, mbahen leksione dhe koncerte nga muzikantë të dalluar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mesazhet e këngëve me famë botërore të Krishtlindjeve tingëllojnë edhe në gjuhën bullgare

Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..

botuar më 24-12-25 8.20.PD

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..

botuar më 24-12-23 8.10.PD

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD