Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politika arsimore ndaj bashkësive bullgare jashtë kufirit

БНР Новини
Universiteti shtetëror i Taraklisë “Grigorij Camblak”
Foto: arkiv

Në Komisionin mbi politikat për bullgarët jashtë shtetit të zhvilluar në parlament, u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme:Politika arsimore ndaj bashkësive bullgare jashtë kufirit për vitin 2016, vendet e shtuara në shkollat e larta bullgare për bashkatdhetarët tanë nga jashtë nga 400 në 1000. Në qendër të vëmendjes ishte çështja me statutin e ardhshëm të Universitetit shtetëror të Taraklisë në Moldavi, si dhe ndërtimi i Gjimnazit bullgar në qytetin Odes në Ukrainë.

СнимкаQëllimet e vendit bullgar janë që Universiteti i Taraklisë të ri transformohet dhe të bëhet filial i shkollës së lartë bullgare. Realizimi i shpejt i këtij projekti është me një rëndësi të madhe, sepse në këtë mënyrë do të ruhet dhe do të përmirësohet cilësia e arsimit aty. Gjatë katër muajve të ardhshëm është parashikuar të këmbehet një projektmarrëveshje me Moldavinë.

Për ndërtimin e Shkollës bullgare në Odes nga Ministria e Shkencës dhe të Arsimit thanë se, kanë motivet më të mëdha që kjo të rastis. Një gjimnaz i tillë mund të përfshijë mbi 150 nxënës, që e justifikon financimin e këtij projekti. Qëllimi i Ministrisë është që gjimnazi i ardhshëm të jetë në ngjashmëri të këtyre të cilët i kemi në Pragë dhe në Bratislavë.

Kryetari i Agjencisë shtetërore për bullgarët jashtë shtetit Boris Vangjellov komenton:

Dua të dallojë hapat pozitivë, të cilët u bënë nga Ministria e Shkencës dhe të Arsimit. Në vend të parë është rritja me 45% të bursës për bullgarët nga bashkësitë historike jashtë vendit, të cilët studiojnë në Bullgari. Një hap tjetër i madh në drejtimin e saktë ishte numri i shtuar i bullgarëve të cilët mësojnë në shkollat bullgare jashtë shteit. Nuk duhet të harrojmë se, viti i sivjetshëm është një vit pilot dhe shumë nga bashkësitë akoma nuk dinë për këtë vendim. Gjëja tjetër e rëndësishme është se në Ministrinë e Shkencës dhe të Arsimit formuan një drejtori e cila të përgjigjet për shkollat bullgare jashtë kufirit, gjë e cila ndihmon për një kontakt mjaft më intensiv dhe me cilësi midis tyre dhe institucionit. Sa i përket Universitetit të Taraklisë, ruajtja e tij është me një rëndësi të madhe, me qenë se është i lidhur me ruajtjen e identitetit kombëtar bullgar të bashkatdhetarëve tanë aty. Gjërat zhvillohen mirë, ku nga pala moldaviane nuk takohen pengesa. Kjo është shkolla e vetme mësimore të këtij lloji jashtë Bullgarisë, qëllimi bazë i së cilës është ruajtja e identitetit bullgar dhe është fare e natyrshme të presim një garë me vendin rumun, por bullgarët aty janë një realitet historik, të cilin Bullgaria është e detyruar ta marrë parasysh.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD