Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmime për gazetarët dhe programet e Radios Kombëtare Bullgare

БНР Новини
Maria Paçkova dhe Vencisllav Nikollov
Foto: sbj-bg.eu

Shoqata e gazetarëve që flasin në gjuhën spanjolle në Bullgari bashkë me Lidhjen e Gazetarëve Bullgarë për të katërtin vit me radhë zhvilluan një konkurs për publikime gazetareske “Botët dhe ngjyrat”. Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve ishin të pranishëm ambasadorët e Argjentinës dhe Kubës, të ngarkuarit me punën ad interim të ambasadave të Spanjës dhe Venezuelës, Konsulli i Nderit i Ekuadorit, përfaqësues të Lidhjes së Gazetarëve Bullgarë.

Sivjet në konkurs u nominuan gjithsej 17 gazetarë dhe programe në drejtime dhe kategori të ndryshme. Në kategorinë “Etika profesionale dhe civile” mori çmim programi “12 + 3” i drejtorisë “Horizont” pranë Radios Kombëtare Bullgare. Shkasi për këtë çmim janë seria e intervistave për probleme aktuale në botë dhe te ne. Çmimin “Botët dhe ngjyrat” në kategorinë “Për ekologjinë, kulturën dhe traditat” të programit “Dita jonë” e mori drejtoria “Hristo Botev”.

Çmimin “Bashkuesi i kulturave” Shoqata e gazetarëve që flasin në gjuhën spanjolle ia dorëzoi Radio Bullgarisë pranë Radios Kombëtare Bullgare dhe ish kolegëve tanë nga Redaksia e Gjuhës Spanjolle Maria Paçkova dhe Vencisllav Nikollov.

Gëzohem se kolegët më vlerësojnë mua dhe punën time – tha pas dekorimit Maria Paçkova. – Pjesa më e madhe e veprimtarisë sime si përkthyese kaloi në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle të Radios Kombëtare Bullgare. Për mua kjo ishte një shkollë e vërtetë. Kemi mësuar kaq shumë nga kolegët tanë më të moshuar dhe kishim momente të jashtëzakonshme. Një pjesë e madhe e përvojës sime i detyroj Redaksisë së Gjuhës Spanjolle.

Nga ana e vet Vencisllav Nikollov ia kushtoi çmimin e vet Radio Bullgarisë dhe shtoi:

Në Radio Bullgarinë kam kolegë, me të cilët kemi punuar shumë vite me radhë dhe atyre u detyroj frymëzimin tim, me të cilën kam punuar si gazetar dhe përkthyes. Gjithashtu desha t’ia kushtoj çmimin tim atyre pionerëve, me të cilët para më shumë se 50 vitesh filluam ta mësonim gjuhën dhe kulturën spanjolle. Dëshira ime është që edhe ju të rinjtë pas disa vitesh të thoni se e keni vazhduar dhe e keni pasuruar veprimtarinë tonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy shkaba egjiptiane të helmuara u gjetën në Rodopet Lindore

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..

botuar më 25-04-09 12.23.MD

Tema e integrimit të romëve vazhdon të jetë në rendin e ditës në Bullgari

8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..

botuar më 25-04-08 1.30.MD

Janë publikuar rregullat për pranimin e studentëve kandidatë nga diaspora

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..

botuar më 25-04-07 7.55.MD