Bullgaria radhitet në një prej vendeve të para në botë për nga cilësia e internetit dhe çmimi i tij i ulët. Në të njëjtën kohë statistika tregon se te kjo arritje teknologjike e botës moderne nuk kanë qasje 33 për qind e bullgarëve dhe nën 10 për qind prej firmave në vend e përdorin rrjetin botëror që të shitin mallrat e tyre.
Kjo prapambetje e konsiderueshme në krahasim me vendet e zhvilluara evropiano-perëndimore ka jo vetëm shkaqe ekonomike, ajo i detyrohet në një shkallë të madhe prapambetjes kulturore dhe nivelit të ulët arsimor – 68 për qind e bullgarëve nuk kanë dije kryesore kompjuterike. Mirëpo, në fund të fundit gjithçka është lidhur me mjetet financiare dhe më konkretisht sasinë e tyre. Sepse edhe arsimi, edhe interesat kulturore janë dëfrime, që kushtojnë mjaftë para, kurse në të njëjtën kohë ka shumë njerëz, të cilët marrin pagën minimale të garantuar nga shteti prej 210 eurosh në muaj. Çfarë të paguajmë së pari me këtë shumë kaq të vogël – ushqimi, rryma elektrike, ilaçet, ose interneti dhe kompjuteri!? Është e kuptueshme se blerjet virtuale janë në një prej vendeve të fundit ndër prioritetet e shumë bullgarëve. Kjo dukuri karakterizon para se gjithash rajonet e varfra në vend – në pjesën veriore, ku faktikisht nuk ka industri dhe biznes. Përqindja më e vogël e familjeve ku përdoret internet është në Bullgarinë Veriperëndimore, tregon statistika.Vetëm 58.6 për qind e familjeve në regjion kanë akses te rrjeti. Sa i përket arsimit si faktor, i cili ndikon mbi dijet kompjuterike dhe lundrimin në internet, do të themi se rreth 90 për qind e njerëzve me diplomë për arsim të lartë janë internautë aktivë. Për fat të keq ata janë vetëm ¼ prej popullsisë bullgare.
Sot interneti përveç se është dëfrim përdoret gjithnjë e më shumë si një instrument i punës. 60 për qind e evropianëve blejnë mallra të ndryshme në internet të paktën një herë në muaj. Prandaj biznesi nuk mund të jetë indiferent ndaj një instrumenti të tillë kaq të fuqishëm. Mirëpo, edhe në këtë drejtim Bullgaria mbetet prapa – nën 10 për qind prej kompanive në vend kanë dyqane interneti dhe realizojnë shitje virtuale. Ato gjithashtu kanë shkaqe ekonomike për këtë. Mbi 70 për qind e firmave në vend janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, për të cilat investimi në teknikën kompjuterike dhe në ndonjë software është një detyrë e pamundshme, nganjëherë ajo madje është e panevojshme, duke pasur parasysh perimetrin kryesor dhe sferën e veprimit.
Mirëpo, ndoshta gjëja më tragjike është vonimi fatal dhe shtyrja e vazhdueshme e aplikimit të administratës elektronike publike në vend. Në një moment madje kishte një ministri të krijuar posaçërisht për këtë qëllim. Ajo harxhoi qindra milionë mjete evropiane dhe askush nuk kuptoi për se u përdorën këto mjete dhe cilat janë dobitë për qytetarët.
Megjithatë në fund duhet të shënojmë se prapëseprapë statistika tregon se teknologjitë e reja po përparojnë, edhe pse ngadalë, duke zënë pozita të reja në shoqërinë bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..