Në fillim të dhjetorit në stacionin në fshatin Hitrono afër Shumenit në Bullgarinë Verilindore një tren me cisterna me gaz doli nga shinat dhe pas kësaj shpërtheu në ajër. Eksplozioni shkatërroi gjithçka në afërsi të incidentit. Këtu duhet shënuar se stacioni ka qenë pothuaj në qendër të fshatit, i cili është ndërtuar rreth kësaj qendre të transportit. Vdiqën 7 veta, 29 të tjerë u plagosën dhe 26 shtëpi u shkatërruan krejtësisht. Autoritetet dhe tërë Bullgaria reaguan menjëherë dhe organizuan dhe zhvilluan një operacion shpëtimtar të paparë deri tani. Vendi tregoi se mund të jetë solidar, kur të ketë nevojë.
Pasi rreziku direkt prej eksplozionesh të reja të cisternave të dëmtuara në stacion kaloi dhe 800 banorët e evakuuar nga fshati u kthyen në shtëpitë e tyre, ose në atë që kishte mbetur, në plan të parë u shtrua çështja për rimëkëmbjen e shkatërrimeve dhe për sigurimin e kushteve të përshtatshme të jetesës të atyre që sapo kishin mbetur pa çati. Qeveria livroi ngutshëm 5 mln euro. Nga të gjitha këndet e vendit erdhi ndihmë, ushqime, veshje, materiale ndërtimore dhe... para, madje nga firma të vogla dhe nga qytetarët e thjeshtë. Më bujar ishte Bashkimi Evropian, i cili livroi ngutshëm 10 mln euro për ringjalljen e fshatit gjysmë të shkatërruar. Mund të themi pa tepruar se fushata bamirëse e Kryqit të Kuq Bullgar është më shumë se e suksesshme dhe për rreth 20 ditë në saje të veprimtarisë bamirëse u grumbulluan 1 mln euro. Kurse biznesi i përfaqësuar nga Dhoma e Ndërtimit propozoi të ndërtojë falas 20 shtëpi të reja për më të dëmtuarit. Gjithsej deri tani për përballimin e pasojave nga katastrofa hekurudhore në fshatin Hitrino janë grumbulluar mbi 16 mln euro. Çfarë mund të bëhet me këto mjete, a do të jenë të mjaftueshme, a do t’i ndihmojnë më të dëmtuarit? A ka rrezik që kjo shumë e madhe për një fshat të thjeshtë bullgar të tërheqë vëmendjen e njerëzve lakmues dhe pa ndërgjegje, për të cilët më i rëndësishëm është jo qëndrimi ndaj njeriut, por paratë, pavarësisht në cilën mënyrë janë marrë?
Shpeshherë Bullgaria është shpallur një prej vendeve më të korruptuara në Evropë. Një sërë faktesh flasin se kjo nuk është e vërtetë dhe korruptim ka kudo në botë, por imazhi krijohet vështirë dhe akoma më vështirë korrigjohet dhe rimëkëmbet. Është dukshëm se korruptim ka edhe në Bullgari dhe se rasti lidhur me ndihmat e mëdha për Hitrinon siguron mundësi për abuzime, devijim të mjeteve, përvetësimin e pasurive meteriale dhe financiare, për marrëveshje të padrejta, manipulime të çmimeve etj. Të gjithë që marrin pjesë në shpëtimin e Hitrinos e kuptojnë shumë mirë këtë dhe përpiqen të ndërmarrin masat më efektive për ndërprerjen e provave të tilla eventuale. Në nivel qeveritar ka një komision ndërdikasterial të krijuar shprehimisht me pjesëmarrjen e qytetarëve të pavarur dhe të organizatave. Ky komision do të koordinojë dhe do të rregullojë punët e rimëkëmbjes. Në nivelin e bashkisë në Hitrino gjithashtu ka një këshill bashkiak, por ka pak të ngjarë që ai të ketë kompetencat dhe mundësitë e domosdoshme për të mbikëqyrur të gjitha masat. Kryqi i Kuq është sikurse në pozitat më të mira nga pikëpamja e përvojës, aftësisë për reaksion të shpejtë dhe autoritetit.
Ndërkaq, ndihmat e grumbulluara në ndihmë të Hitrinos janë të mjaftueshme për rimëkëmbjen e dëmeve materiale. Pjesa më e madhe e fshatit nuk ka pësuar dëme të mëdha si rezultat i eksplozionit, ka vetëm dritare të thyera, por shtëpitë janë në vendin e tyre dhe janë në rregull. Më të mëdha janë dëmet rreth stacionit hekurudhor, përshi këtu godinën e bashkisë dhe të policisë. Janë dëmtuar disa rrugë, si dhe sistemet për furnizim me rrymë elektrike, si dhe ato për furnizim me ujë. Megjithatë banorët e dëmtuar të Hitrinos do të kenë shumë vështirësi këtë dimër, sepse punët më serioze ndërtimore do të fillojnë që pasi moti ngrohet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..