Dje Bursa Bullgare e Fondeve dekoroi ndërmjetësit më të mirë dhe më aktivë investues të licenzuar, të cilët kanë arritur rezultate më të larta gjatë vitit 2016. Ky klasifikim përgatitet për herën e 16 me radhë dhe vlerëson rreth 50 ndërmjetësit investues në vend. Aktiviteti nuk shkaktoi interes të veçantë ndër publikun e gjerë. Shkaku është se edhe bursa, edhe marrëveshjet në bursë, edhe lëvizjet e indekseve të bursës janë diçka, që në praktikë nuk mund të kuptohet nga bullgari i thjeshtë, sepse ai faktikisht nuk disponon as dituritë dhe kulturën, as kapitalet për realizimin e operacioneve në bursë. Dekorimi shkaktoi emocione më të mëdha në rrethet më të ngushta profesionale të brokerëve dhe ndër 350 shoqëritë publike, me letrat me vlerë të të cilave bëhet tregti në bursë. Pikërisht gjatë ditës së këtij dekorimi agjencia Bloomberg e vendosi tregun e bursës së fondeve të vendit në vendin e dhjetë për nga rikthyeshmëria për këtë vit.
Bursa Bullgare e Fondeve është një strukturë shumë e vogël financiare, e cila filloi së funksionuari që nga viti 1991 dhe sipas vlerësimeve kapitalizimi i saj tregtar është rreth 4 mlrd euro. Në qoftë se i bëjmë konkluzionet në bazë të të dhënave statistikore për veprimtarinë e saj, duhet shënuar se ajo duhet të zhvillohet më shumë, që të mund të krahasohet me bursat e fondeve në shtetet e tjera evropiane me zhvillim mesatar. Çdo vit në bursën tonë lidhen më pak se 100 000 marrëveshje me vlerë të përgjithshme rreth 200 mln euro. Kurse 200 mln euro, kur të bëhet fjalë për bursa dhe për investime, janë një shumë tepër e vogël. Dhe shkaqet për këtë janë shumë. Nga pikëpamja e ligjit dhe e rregullimeve financiare gjithçka duket mirë, janë në fuqi rregullat e ndershmërisë dhe të transparencës, për respektimin e të cilave përgjigjet Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare. Ai kontrollon jo vetëm operacionet e bursave, por edhe ndërmjetësit investues gjatë punës së tyre me klientët e veçantë. Deri tani nuk janë regjistruar shkelje të konsiderueshme të rregullave të tregtisë në bursë dhe Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare nuk ka përzier haptazi në punën e ndërmjetësve financiarë.
Një problem tjetër i rëndësishëm, i cili e bën Bursën Bullgare të Fondeve një strukturë pa rëndësi të madhe për ekonominë kombëtare, është likuiditetit i ulët i bursës. Kjo do të thotë se kërkimi i letrave me vlerë është i dobët dhe se emitentët nuk janë të prirë për të ofruar për shitje aksione nga portofolat e tyre. Të mos flasim për ofrimin shumë të rrallë primar të aksioneve, kur ndonjë kompani kërkon të grumbullojë një kapital më të madh. Thjeshtë, sepse një kapital i tillë bullgar nuk ekziston, resurset financiare edhe të shtetit, edhe të kompanive, edhe të shtetasve janë tepër të kufizuara për pjesëmarrje në bursë, kurse edhe rregullat e Bursës Bullgare të Fondeve janë vështirë për t’u zbatuar.
Pikërisht këtu është vendi i ndërmjetësve investues – ata janë struktura financiare, e cila i tërheq investitorët, ata duhet t’i bindin klientët e tyre dhe të ofrojnë kushte më të leverdishme për administrimin e kapitaleve. Mirëpo, një aktivitet i tillë nuk shihet dhe në fakt bursa mbetet një enigmë e madhe për shumicën e bullgarëve dhe të kompanive të vogla dhe të mesme bullgare. Kurse sa u përket firmave të mëdha, të cilat punojnë në vend, shumica prej tyre janë pronësi e huaj dhe po të vendosin se ka nevojë, atëherë do të shfaqen në bursa të tjera perëndimore, të cilat janë më aktive dhe më atraktive.
Që prej kohe Bursa Bullgare e Fondeve është e qartë se ka një sërë shkaqesh objektive që ajo të mos funksionojë si një treg i lirë i letrave me vlerë dhe i kapitaleve. Për këtë shkak u bënë disa prova për bashkimin, vëllazërimin e saj, ose blerjen e saj nga disa prje bursave më të mëdha evropiane.
Vetë fakti se indeksi kryesor i bursave SOFIX dhe lëkundjet e tij të përditshme nuk e tërheqin vëmendjen e mediave serioze, flet vetvetiu se Bursa Bullgare e Fondeve, e krijuar para 25 vitesh nga një grup entuziastësh, nuk do të arrijë larg, në qofte se vazhdon të ecë në këtë rrugë. Akoma më tepër se edhe vetë rezultatet e financave të bursës nuk na gëzojnë shumë dhe ajo regjistron një fitim shumë të vogël, i cili nuk mjafton për mbulimin e shpenzimeve të funksionimit të saj. Mirëpo, megjithë atë le t’i përshëndesim të dekoruarit!
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..