Zdravko Grigorovi mbaroi specialitetin “Dije kinematografike” në Akademinë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave. Sot merret me kinema dhe në kohën e lirë udhëton. Para 9 vitesh bashkë me shokun e tij Angell Haxhijski krijuan Shoqatën “Pozor”. Që atëherë misioni i tyre është t’i prezantojnë publikut bullgar filma alternativë. Kështu lindën festivalet “Agimi Verior” në të cilin prezantohet kinemaja e Skandinavisë dhe Pribaltikës, “Sofia Biting Docs” me filma të seleksionuar dokumentarë dhe “Sofia MENAR” me filma nga Lindja e Mesme, Afrika Veriore. Nga sivjet do të prezantohen edhe filma nga Azia Qendrore. Një veprimtari shoqëruese është kinemaja për udhëtarë, për arsye, se publikut i pëlqejnë ata filma. Për këtë arsye në programin e Festivalit “Sofia MENAR” u përfshi edhe tema “Karvani saraj”. Në të spektatorët do të shikojnë gara me riksha në Indi dhe veturat e markës “Trabant” në ekspeditë nga Australia deri te Bankoku. Më 13 janar e shënuam Ditën e Kinemasë Bullgare, e cila gjatë viteve të fundit u zgjua nga letargjia. Lidhur me këtë Zdravko Grigorovi thekson:
“Në fillim, kur hartuam programet e festivaleve tona bënim gabime. Gjysma e titujve të cilët i pëlqeheshim, doli se provokojnë interesin e një rrethi të kufizuar spektatorësh. Kështu filluam të heqim nga programi filma të tillë. Doemos ata prapë janë të pranishëm në program, por numri i tyre është i kufizuar. Tani përfshijmë filma interesantë për një rreth më të gjerë spektatorësh.”
“Për ne është e vështirë, sepse nuk kemi përkrahje financiare nga shteti. Mirëpo, në fakt ky është vendimi ynë, sepse jemi të lirë të zgjedhim çfarë të prezantojmë. Kjo mban në vet veten një rrezik të madh, sepse një festival mund t’i pëlqehet publikut, ndërsa tjetër – jo. Mirëpo, është shumë mirë, kur një festival ka publikun e vet të përhershëm, i cili e pëlqen dhe e kërkon atë që prezantohet. Në këtë mënyrë festivalet vet mbahen.”
Zdravko Grigorovi dhe Angell Haxhijski bashkëpunojnë me të gjitha kinematë dhe qendrat kulturore në Sofje. Ata kërkojnë mënyra interesante të prezantojnë filma të ndryshëm në mënyrë origjinale. Sivjet parashikojnë shfaqja e filmave mbi tema të ndryshme në baret e kryeqytetit.
Vet Zdravko Grigorovi është i bindur, se “është i paharrueshëm përjetimi për të parë një film në ekran të madh, se sa në kompjuterin në shtëpi”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...