Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjitha nga “Bullgaria në një pëllëmbë”

БНР Новини
Foto: minibulgaria.bg

Do tu tregojmë për një ide , përvojë në një pamje të madhe të mblidhet e gjithë bukuria e Bullgarisë në një vend. Kjo është nisma e një regjisori të zbuloi përpara ne të gjithëve godinat më të bukura bullgare-monumente të kulturës, dhe po kështu dhe bukurinë e natyrës të vendit , të mbledhura në një park. Projekti do të mbajë emrin “Bullgaria në një pëllëmbë!”. Cilat do të jenë godinat dhe sa janë ato në numër, na tregon Sëni Sëninski, autor i idesë.

Për Bullgarinë janë zgjedhur mbi 100 objekte . Në etapë e parë të realizimit kemi ngulmuar mbi godinat më të shënuara për historinë bullgare nga qytetet e ndryshme të vendit. Gjatë 12 vjetëve të zhvillimit të këtij projekti kemi krijuar një rikonstruksion, i cili prezantohet bashkë me ekspozitën. Ai po kështu do të gjejë vendin e vet në park. Me qenë se projekti është nën egjidën e UNESCO-s, që të gjithë objektet të cilët janë të mbrojtur nga organizata do të rikrijohen. Këto janë Manastiri i Rilës, Kalorësi i Madarës , Teatri Antik në qytetin Plovdiv, Carevec, ura e Belenes e mjeshtrit Koljo Fiçeto dhe shumë të tjera, ku kemi ambicien të prezantojmë dhe një pjesë nga trashëgimia jo materiale kulturore të vendit tonë.

Снимка

Projekti do të realizohet  në disa etapa, ku si fillim do të rikrijohen 30 objekte kombëtare, kurse pas kësaj në akoma dy faza të tjera do të rikrijohen rreth 30-40 godina suplementare, ku çdo një prej tyre do të ketë një sistem zëri dhe një ndriçim artistik. Në këtë mënyrë Bullgaria do të prezantohet me makete të disa nga objektet e veta historike më të rëndësishme. Cila është teknologjia e punimit të modeleve?

Снимка

Përpara 6 vjetëve u nevojit të punojmë një maket të manastirit të Rilës për “Mini Evropë” në Bruksel. Në kuadrin e 6 muajve u njohëm me njerëz nga atelietë  dhe studiot e ndryshme. Kaluam kohë  dhe në vet parkun, ku që aty blemë dhe teknologjinë. Që aty  në mënyrë aktive ndërtojmë makete për kushtet e jashtme. Procesi është mjaft i ndërlikuar. Fillojmë nga 3D para pamje. Pas kësaj punohen kallëpe , në të cilat derdhim elementet e domosdoshme. Kjo lejon një hollësi të detajeve gjatë punimit. Punojmë me rrëshira prej poliestër, të cilat u rezistojnë temperaturave të larta prej +40 deri në -40 gradë. E gjithë kjo rastis me ndihmën e makinave të specializuara  dhe materialeve të shtrenjta, të cilat mjerisht nuk propozohen në tregun bullgar”.

СнимкаKjo teknologji u lejon godinave të zgjedhura të mund të kopjohen deri në hollësinë më të vogël dhe të prodhohen në një përpjesëtim të madh. Tendencat botërore në këtë fushë imponojnë rikrijimin e objekteve  në një përkatësi prej 1:50 deri më 1:15. Këto përmasa nuk lejojnë përdorimin e 3D printerëve, sepse për shembull katedralja “Shën Aleksandër Nevski” në përpjesëtim 1:25 do të jetë me një gjatësi 4 dhe lartësi 5 metra. Tani, kur e kemi të qartë madhësinë e projektit, e pyesim veten se kur dhe ku do të realizohet ai?

Vendi të cilin e kemi zgjedhur , janë të ashtuquajturat toka të Apostullit. Tereni gjendet në një afërsi me lumin Mallëk Iskër/ Iskëri i vogël/ dhe fshatrat Vidrare dhe Kallugerovo, bashkia Pravec. E zgjodhëm këtë territor për shkak të lidhjes historike me periudhën Rilindëse të vendit tonë. Në Vidrare gjendet dhe shkolla e parë fetare , kurse i gjithë lokaliteti gjatë kohës së sundimit osman ka qenë një regjion kryengritës. Përveç kësaj rreth lumit mbreti Borisi i 3 ka ndërtuar një rrugë piktoreske, nëpër të cilën vizituesit e ardhshëm e do të arrijnë deri në park. Tereni ka një larmi të jashtëzakonshme natyrore dhe topografike. Aty njeriu mund të mbetet në veçanti me projektin. Në këtë mënyrë mjedisi i urbanizuar nuk do tu pengojë shqisave tona”.

Për realizimin e plotë të projektit do të na jenë të nevojshme rreth 3,5 milionë euro, tregon Sëni Sëninski. Prezantimi zyrtar do të zhvillohet më tej, kurse inaugurimi i ardhshëm parashikohet më shpejt  aty nga fillimi i vitit 2019.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: minibulgaria.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD