Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti artistik i Hristijan Bakallovit – “E ardhmja e vogël”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Për disa ditë në Bullgari ishte Hristijan Bakallovi. Ai prezantoi një sërë punishtesh krijuese të organizuara prej tij dhe të përkrahura nga Fondi Kombëtar “Kultura” pranë Ministrisë së Kulturës. Në vitin 1991 Hristijan Bakallovi mbaroi Shkollën Shtetërore të Koreografisë në Sofje. Po atë vit u angazhua në formacionin e “Baletit të ri të Francës” në Paris. Pas kësaj karriera e valltarit vazhdoi në Qendrën Kombëtare Koreografike “Claude Brumachon“ në Nant. Me këtë formacion në vazhdim të disa viteve bënte turne në Evropë, Amerikën Latine, Afrikë dhe SHBA. Ai prezantoi projektin e tij të madh SMALL FUTURE, ose “E ardhmja e vogël” në hapësirën e valleve moderne dhe përformëns në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Pyetjes, a mos është pak i çuditshëm ky projekt, autori iu përgjigj:

Do t’ju them, se edhe në Bruksel, ku punoj mbi realizimin e projekteve dhe shfaqjeve të këtij tipi, spektatorët janë pak të habitur. “E ardhmja e vogël” është pjesë e një projekti tjetër për përformëns instalim “Big Future“, ose “E ardhmja e madhe”, i cili do të realizohet në Belgjikë gjatë qershorit. Ideja është të punoj me amatorë, të përfshihen njerëz nga të gjitha grupet sociale pavarësisht nga mosha, pa marrë parasysh formën fizike, edhe njerëz me aftësi të kufizuara. Pra bëhet fjalë për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të përjetojnë diçka të ndryshme dhe frymëzuese. Kështu së bashku do të realizojmë një spektakël interaktiv. “E ardhmja e vogël” tërheq spektatorin në një mjedis të panjohur krijues, ku analizohen format akoma të pazbuluara të perceptimit të artit. Ai nuk do të jetë një vëzhgues pasiv, ai do të ketë mundësinë të bëhet pjesë e shfaqjes. E regjistroj reagimet e publikut dhe kur secili shikon se si reagon në një situatë, rrëfen, se një përjetim të tillë nuk kishte deri tashti” – tregon me entuziazëm Hristijan Bakallovi.

Është interesante të zbulojmë se si një bullgar arrin të imponohet në rrethet artistike në Francë dhe në Belgjikë. Bashkëbiseduesi ynë i është mirënjohës fatit, sepse më se 25 vjet arrin të realizojë atë, të cilën e dëshiron. Gjatë kësaj periudhe ai ka pasur edhe disa trauma jo të lehta. Mban mend, se kur e theu këmbën pikërisht atëherë filloi të marrë pjesë në pjesët e regjisorëve të tillë të mëdhenj si Jan Fabre, Gérôme Bel, Ivo Dimchev, me të cilët vazhdon të punojë edhe më sot. Atij nuk i ishte lehtë, por është i bindur, se “njeriu duhet të jetë gati dhe kur dëshiron të punojë me më të mirët dhe të bëjë gjërat ashtu siç i ndien pa kompromise, të realizojë ëndrrat. Pikërisht ato janë momentet, të cilat na predisponojnë të hyjmë në një nivel tjetër në jetën tonë, në rrugën tonë, të ngjitemi një shkallë më lartë, të qëndrojmë mbi konditën e vet” – rrëfen koreografi.

Me aftësinë prej artisti të ndiejë ngacmimet e botës, Hristijan Bakallovi tha:

Mesazhi kryesor, të cilin dëshiroj të drejtoj nëpërmjet artit tim, kështu që njerëzit ta ndiejnë, është se të gjithë ne jemi të barabartë, jemi të mbushur me shumë bukuri dhe bujari, me dashuri ndaj të tjerëve. Me zemra të mbushura çdo ditë duhet të zgjohemi dhe të shtrihemi, të flemë dhe të mos harrojmë, se të gjithë jemi udhëtarë në këtë jetë, turistë, migrantë... Duhet të mbajmë mend se ky kalim përmes jetës është një dhuratë, kështu që të ndajmë me të tjerët, që të përsosemi, që të japim dhe të marrim nga njeriu pranë nesh.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD