Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja në dorëheqje Angellkova: 2016-ta është vit rekord për turizmin bullgar

Ministrja Nikolina Angellkova
Foto: BGNES

Ministrja e Turizmit në dorëheqje Nikolina Angellkova mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së vitit 2017 “Vit ndërkombëtar i turizmit të qëndrueshëm për zhvillim”, nën egjidën e Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së. Aktiviteti u shënua me një pritje solemne, të organizuar nga Mbreti i Spanjës Felipe VI në Madrid. Në pritje mbreti Felipe VI dhe Angellkova shqyrtuan sfidat para turizmit global. Ministrja bullgare theksoi se 2016-ta është një vit rekord për turizmin bullgar, pasi kemi mirëpritur mbi 8 mln turistë të huaj – më shumë nga popullsia e shtetit tonë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 majin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës, do të ketë reshje, kryesisht në jug të Bullgarisë. Vranësirat do të zvogëlohen në verilindje...

botuar më 24-05-09 7.35.MD

Industria e turizmit mbështetet në punëtorë sezonalë nga vendet e treta për verën

Në pushimoret e Detit të Zi këtë verë pritet një sezon i mirë turistik. Megjithatë, hotelierët në vendpushimet tona bregdetare janë të shqetësuar për vështirësitë në gjetjen e personelit të mjaftueshëm të kualifikuar. Këtë e tha kryebashkiaku i..

botuar më 24-05-09 6.32.MD

Masa të përkohshme kundër epidemisë për shkak të përhapjes së kollës së mirë

Nga 9 maji në Bullgari vendosen masa të përkohshme anti-epidemike kundër përhapjes së kollës së mirë. Sipas urdhrit të ministrit të shëndetësisë, ato do të operojnë deri në fund të korrikut dhe përfshijnë diagnostikimin falas të personave që kanë..

botuar më 24-05-09 5.16.MD