Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhomat e Specializuara të Kosovës – një sfidë e re për një profesioniste të provuar

БНР Новини
Prof. Ekaterina Trendafillova
Foto: JusticeInfo.net

Janari 2017 është muaji, në të cilin fillon punë Gjykata e re e Specializuar për Kosovë me seli në Hagë. Afirmimi i institucionit të ri dhe hartimi i rregullave për procesin gjyqësor dhe për prova tashmë është në duart e profesoreshës Ekaterina Trendafillova – një gjyqtare bullgare me reputacion të shkëlqyeshëm. Këtë post ajo e zë pas përfundimit të mandatit të saj 9-vjeçar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë. Atje ajo ishte gjyqtare mbi çështje të rënda për krime kundër njerëzimit, të kryera në Ugandë, Republikën e Afrikës Qendrore, Keni, Kongo, Sudan etj.

Gjatë janarit të vitit 2012 profesoresha Ekaterina Trendafillova ishte në krye të panelit gjyqësor të çështjes kundër zëvendëskryeministrit të Kenisë Uhuro Kenjata, udhëheqësit të opozitës dhe deputetit Uiliam Ruto dhe akoma 4 figurave të elitës politike  të shtetit për krime kundër njerëzimit. Në Keni çështja ndiqej gjatë gjithë kohës në televizion dhe online, në internet. Njerëzit komentonin zhvillimin e procesit kudo – në dyqane, lokale, në zyra – sikur ishte një ndeshje futbolli. Në ditët e mbledhjeve gjyqësore fytyra e Ekaterina Trendafillovës mundej të shihej në monitorë të mëdhenj, të vendosur në parkun kombëtar të kryeqytetit Najrobi, në dyqane, restorante dhe në vendet e punës.

Në Twitter u shfaq një njoftim, që u shpërnda menjëherë: “Mundësia që në Keni të emërtojnë ndonjë bebe të sapolindur me emrat Ekaterina apo Trendafillova është 100%”. Një ditë më vonë një nënë e ardhshme shpalli se vajza e saj do të quhet Ekaterina Trendafilova Ya Bwana. “Bullgaria është shteti, ku ka lindur Ekaterina Trendafillova” është një tuit tjetër që atëherë.

Profesoresha Trendafillova është një nga specialistët më të dalluar në fushën e procedurës penale. Ka marrë pjesë në reformimin e sistemit bullgar të procedurës penale dhe në hartimin e një vargu akteve normative, të lidhura me gjyqësorin. Ka qenë udhëheqëse e Zyrës së Shkencave Juridike në Këshillin Konsultativ për Legjislacionin pranë Kryetarit të Kuvendit. Në periudhën 1992-1995 Ekaterina Trendafillova është përfaqësuese e Bullgarisë në Komisionin e OKB-së mbi Prevencën e Kriminalitetit dhe Drejtësinë Penale me seli në Vjenë. Pa përmendur të gjitha pikat e CV-së së saj, nuk mund të harrojmë veprimtarinë e saj universitare në Universitetet e qyteteve Sofje dhe Veliko Tërnovo, sepse puna me studentët i mungon shumë asaj.

Profesoresha Ekaterina Trendafillova është ndër autorët e ndryshimeve të mëdha të Kodit të Procedurës Penale, kur në sistemin bullgar janë implementuar shumë standarde bashkëkohore evropiane. Ajo ishte gjithashtu motori i një ndryshimi tjetër – bëhet fjalë për reformën e procedurave të hetimit dhe përfshirjen në to të Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim që të përshpejtohet hetimi dhe të bëhet ai sa më efektiv.

Dhe pavarësisht nga sukseset e saj të padiskutueshme profesionale, ajo kurrë nuk është joshur nga politika. Ndoshta për këtë arsye reputacioni i saj është i pastër. Dhe atestimi i vetëm dhe i mjaftueshëm mbetet vlerësimi i punës së saj.

146 veta konkurrohen për postin e Presidentit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Konkurrimi është i stërmadh dhe institucioni duhet të udhëhiqet nga kandidati që është në të vërtetë më i mirë, sepse sfidat janë tepër të mëdha. Dhe për to deri tani nuk ishte gjetur formula e suksesshme.

Prezenca e profesoreshë Ekaterina Trendafillova në Dhomat e Specializuara të Kosovës jep shpresë, se institucioni do të fillojë të punojë me sukses. Dhe kjo është me rëndësi për tërë regjionin. Për komunitetin ndërkombëtar është e qartë se derisa mos të kërkohet përgjegjësi për krimet e rënda në Ballkan, gadishulli do të vazhdojë të jetë fuçi baruti. Prova e radhës është rritja e tensionit midis Prishtinës dhe Beogradit ditët e fundit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD

Një shëtitje me sy të lidhur nëpër rrugët e Sofjes tregon se sa e vështirë është për të verbrit të qarkullojnë

15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë. Shkopi i bardhë njihet si një..

botuar më 24-10-15 2.21.MD