“Nuk do të lemë asnjë në rrugë”, thanë nga Qendra për strehim në raste krize të personave të pastrehë në lagjen “Zaharna fabrika” në kryeqytet. Në ditët më të ftohta qendra punon ditë e natë. Aktualisht kapaciteti i saj është i tejkaluar, por ajo është në një gatishmëri të pranojë akoma nevojtarë. Nga data 1 dhjetor deri më 31 mars çdo vit sigurohen dhomë të ngrohura, krevat, mëngjes dhe darkë për njerëzit e kërcënuar nga ngrirja, të cilët jetojnë në rrugë. Në qoftë se temperaturat mbeten të ulëta, njerëzit pa strehë mund të gjejnë strehim aty, derisa kushtet klimatike nuk përmirësohen.
Për kushtet në qendër bisedojmë me drejtoreshën Dragosllava Llunxhova:
“Secili që ka dëshirë, mund të kërkojë ndihmë në Qendrën për strehimin e personave të pastrehë. Çdo natë ekipet e lëvizshme pranë bashkisë së kryeqytetit bëjnë qarkullime që të gjejnë personat pa shtëpi, të cilët gjatë një domosdoshmërie të transportohen deri tek spitalet bashkiake, ose deri në qendër. Pavarësisht nga kapaciteti i përmbushur, bile me 40 veta më shumë, jemi në një gatishmëri të strehojmë akoma njerëz në vuajtje. Bëjmë çdo gjë të mundur që çdo një qytetar i kryeqytetit të marrë strehim dhe një përkrahje.”
Dy qendrat e krizës në Sofje disponojnë me 170 vende, të cilat janë të plotësuara, por gjatë një nevoje aty mund të strehohen akoma rreth 60 veta, të cilët do të vendosen mbi krevate të cilat palosen dhe jenë të përshtatshme për kampe. Kushti për pranim në Qendrën për vendosje në raste krize është që personi i cili është në vuajtje të ketë një dokument identiteti. Pavarësisht nga kjo, bëhen dhe përjashtime për personat të cilët janë pa dokumente. Atyre iu lejohet të mbeten në qendër, duke u vënë në veprim procedura rreth nxjerrjes së kartës së identitetit. Si ndihen vetë njerëzit, të cilët gjejnë strehim në Qendrën për strehim të personave të pastrehë?
“Tani për tani nuk ka asnjëfarë ankesash. Çdo një thotë se, është i kënaqur nga fakti se ka se ku të kalojë natën, ka mundësi të lahet, të shtrihet mbi çarçafë të pastër, që t’i jepet një darkë e ngrohtë dhe mëngjes. Në ditët më të ftohta punojmë 24 orë duke iu siguruar dhe drekë njerëzve”, tregon Llunxhova.
Por disa njerëz pa shtëpi refuzojnë të strehohen në Qendrën për një vendosje në raste krize. Kujt i dedikohet ky fakt?
“Mjerisht praktika tregon se, ka dhe raste të tilla. Disa njerëz nuk duan të qëndrojnë tek ne. Marrim sinjale të shumta në qendrën e kontaktit pranë bashkisë së kryeqytetit prej qytetarëve, të cilët kanë parë njerëz pa shtëpi në rrugë. Bëjmë përpjekje të shumta bashkë me ekipet të cilat janë në lëvizje, me policinë bashkiake, me drejtorinë “Ndihmë sociale”. Këtë njerëz e kanë llogaritur se, një mënyrë e tillë jetese është e përshtatshme për ta, sado absurde që të tingëllojë, dhe nuk kanë dëshirë të përdorin shërbimet e qendrës – komenton Dragosllava Llunxhova. – Çdo një shërbim social, i cili propozohet në të gjithë vendin, bëhet vetëm me miratimin e personave. Me të vërtetë bëjmë shumë, që t’i detyrojmë këta njerëz të kenë çati, të na tregojnë historinë e vet jetike. Kërkojmë mënyrë dhe t’u ndihmojmë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..