Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-01-20 4.25.MD

Снимка
U hap sektori i rinovuar intensiv në Repartin e Kardiologjisë të Spitalit “Dr. Stefan Çerkezov” në qytetin e Veliko Tërnovos. Sektori disponon me gjashtë krevate dhe një aparaturë moderne për vëzhgim 24-orësh njëkohësisht të të gjithë pacientëve. Foto: BTA

Снимка
Shumica e arinjve në Parkun e Belicës tashmë flenë gjymin dimëror për herë të parë nga krijimi i strehimit, kurse të tjerët janë duke bërë gati për të ashtuquajturën gjysmë-letargji. Para se të vijnë në park arinjtë nuk kanë fjetur gjatë dimrit. Për shkak të kushteve të jetesës në Parkun e Belicës, të cilat janë në përputhje me nevojat e tyre natyrore, instinktet e tyre po zgjohen. Foto: BGNES

Снимка
Anëtare të Shoqatës trake të Haskovos “Georgi Sapunarov” rikrijuan ritet me rastin e Ditës së Gjyshes. Në këtë festë bullgarët i nderojnë mamitë – gjyshet të cilat kanë ndihmuar gjatë lindjes. Foto: BTA

Снимка
Në Kopshtin Zoologjik të Varnës linden foshnjat e para për vitin 2017 – tri keca femërore. Ato janë në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore dhe shumë energjike. Akoma nuk kanë emra, sepse emërtimi bëhet nga adoptuesit e ardhshëm. Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Me zilen e kambanave të të gjitha kishave në Eparkinë e Nevrokopit sot u nderuar kujtimi i kolonelit Drankov – oficer dhe pedagog ushtarak, i cili ka luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë. Në monumentin “Çezma e..

rinovuar më 17-05-26 3.52.MD

Dita në fotografi

Ekspozita “T’i shërbejë popullit tij... Dhurimi për arsimin – traditë dhe modernitet” u hap në Klubin e Deputetit në Kuvendin Popullor. Ekspozita organizohet nga Instituti për hulumtim të shoqërive dhe diturisë pranë Akademisë..

rinovuar më 17-05-25 3.33.MD

Dita në fotografi

Fillon stina e re arkeologjike me gërmime në Bazilikën e Madhe në qytetin e Plovdivit. Gjatë kësaj vere arkeologët do të punojnë në pjesën veriore të terrenit dhe presin të zbulojnë mozaikë të reja antike. Foto: BTA Me rastin e..

rinovuar më 17-05-23 1.59.MD