Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-01-20 4.25.MD

Снимка
U hap sektori i rinovuar intensiv në Repartin e Kardiologjisë të Spitalit “Dr. Stefan Çerkezov” në qytetin e Veliko Tërnovos. Sektori disponon me gjashtë krevate dhe një aparaturë moderne për vëzhgim 24-orësh njëkohësisht të të gjithë pacientëve. Foto: BTA

Снимка
Shumica e arinjve në Parkun e Belicës tashmë flenë gjymin dimëror për herë të parë nga krijimi i strehimit, kurse të tjerët janë duke bërë gati për të ashtuquajturën gjysmë-letargji. Para se të vijnë në park arinjtë nuk kanë fjetur gjatë dimrit. Për shkak të kushteve të jetesës në Parkun e Belicës, të cilat janë në përputhje me nevojat e tyre natyrore, instinktet e tyre po zgjohen. Foto: BGNES

Снимка
Anëtare të Shoqatës trake të Haskovos “Georgi Sapunarov” rikrijuan ritet me rastin e Ditës së Gjyshes. Në këtë festë bullgarët i nderojnë mamitë – gjyshet të cilat kanë ndihmuar gjatë lindjes. Foto: BTA

Снимка
Në Kopshtin Zoologjik të Varnës linden foshnjat e para për vitin 2017 – tri keca femërore. Ato janë në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore dhe shumë energjike. Akoma nuk kanë emra, sepse emërtimi bëhet nga adoptuesit e ardhshëm. Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Në Muzeun e Telekomunikacionit Kryedrejtori ekzekutiv i “Postave Bullgare” Dejan Dëneshki dhe Ambasadori i Ukrainës në Bullgari Mikolla Balltazhi lëshuan zyrtarisht në qarkullim botimin e parë të përbashkët Bullgaria – Ukraina. Foto: BGNES..

rinovuar më 17-05-22 11.31.PD

Dita në fotografi

Plovdivi është mikpritës i panairit tradicional pranveror të zanateve popullore. Sivjet mbi 80 mjeshtër nga tërë Bullgaria paraqesin gjatë panairit 25 zanate të ndryshme. Foto: BTA Ekspozita “Piktura të përzgjedhura – më të mirën nga..

rinovuar më 17-05-19 2.49.MD

Dita në fotografi

Në qytetin e Vidinit zhvillohet një festival për kulturë autentike, organizuar në kuadrin e një projekti të organizatave joqeveritare nga Bullgaria dhe Rumania. Në të marrin pjesë mjeshtër amatorë – mbajtës të kulturës autentike nga rrethet e..

rinovuar më 17-05-18 3.21.MD