Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-01-30 3.00.MD

Снимка
Përvjetori i 185 i lindjes së kontit Nikollaj Pavlloviç Ignatiev u shënua në qytetin e Varnës. Para monumentit të diplomatit rus, i cili ka pasur një kontribut të madh për Çlirimin e Bullgarisë, u vendosën kurore me lule. Mitropoliti i Varnës dhe të Preslavës së Madhe Joan shërbeu meshën përkujtimore. Ndër të pranishmit ishte edhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Bullgari Sh. T. Anatolij Makarov. Foto: BGNES

Снимка
Në Klubin Qendror Ushtarak të Sofjes u mbajt ceremonia “Zjarrfikësi i vitit – 2016”. Ministri teknik i Punëve të Brendshme ia dorëzoi çmimin kompleks “Zjarrfikësi i vitit” komisarit Stojan Kollev, drejtor të Drejtorisë Rajonale “Siguria kundër zjarrit dhe mbrojtja e popullsisë” të Stara Zagorës. Foto: BTA

Снимка
Sot Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ditën e Tre Hierarkëve. Në vigjiljen e festës Kisha “Shenjtorë Kirill dhe Metodij” në Sofje mori si dhurim eshtrat e disa prej shenjtorëve më të respektuar – Shën Vasili i Madh, Shën Grigor Theologu dhe Shën Joan Gojarti. Foto: BGNES

Снимка
Çafka e bukur e llojit “Ardea alba” mbërriti në ujërat e lumit Çaja, pothuajse në qendrën e Asenovgradit. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Një aksion për dorëzimin e gjakut organizuan në komunën e Varnës me rastin e 14 qershorit – Ditës botërore të dhurimit të gjakut. Foto: BTA Në aeroportin “Vrazhdebna” fillon stërvitja ndërkombëtare e fluturimit С-27J..

rinovuar më 17-06-14 2.37.MD

Dita në fotografi

Rrugica e librave u hap në qendrën e Plovdivit. Ajo është pjesë nga festivali tradicional “Plovdivi lexon”. Sivjet këtu paraqiten mbi 40 shtëpi botuese nga tërë bota. Foto: BTA Pallati në Banjë ose Shtëpia Mbretërore është..

rinovuar më 17-06-13 1.05.MD

Dita në fotografi

Pas përfundimit të gurmimeve arkeologjike dhe punimeve restauruese e ashtuquajtura Kula trekëndëshe e Serdikës antike do të hapë dyer për vizita. Foto: BGNES Muzeu Historik Kombëtar mori një dhuratë tepër të vlefshme –..

rinovuar më 17-06-12 2.28.MD