Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-01-30 3.00.MD

Снимка
Përvjetori i 185 i lindjes së kontit Nikollaj Pavlloviç Ignatiev u shënua në qytetin e Varnës. Para monumentit të diplomatit rus, i cili ka pasur një kontribut të madh për Çlirimin e Bullgarisë, u vendosën kurore me lule. Mitropoliti i Varnës dhe të Preslavës së Madhe Joan shërbeu meshën përkujtimore. Ndër të pranishmit ishte edhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Bullgari Sh. T. Anatolij Makarov. Foto: BGNES

Снимка
Në Klubin Qendror Ushtarak të Sofjes u mbajt ceremonia “Zjarrfikësi i vitit – 2016”. Ministri teknik i Punëve të Brendshme ia dorëzoi çmimin kompleks “Zjarrfikësi i vitit” komisarit Stojan Kollev, drejtor të Drejtorisë Rajonale “Siguria kundër zjarrit dhe mbrojtja e popullsisë” të Stara Zagorës. Foto: BTA

Снимка
Sot Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ditën e Tre Hierarkëve. Në vigjiljen e festës Kisha “Shenjtorë Kirill dhe Metodij” në Sofje mori si dhurim eshtrat e disa prej shenjtorëve më të respektuar – Shën Vasili i Madh, Shën Grigor Theologu dhe Shën Joan Gojarti. Foto: BGNES

Снимка
Çafka e bukur e llojit “Ardea alba” mbërriti në ujërat e lumit Çaja, pothuajse në qendrën e Asenovgradit. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Në rezervatin arkitekturor “Plovdivi i Vjetër” zyrtarisht u hap shtëpia e restauruar “Klianti”. Ajo është ndërtuar në mesin e shekullit XVIII-të dhe konsiderohet si njëra nga godinat më të vjetra rilindëse në rezervat. Për renovimin e..

rinovuar më 17-06-22 1.05.MD

Dita në fotografi

Muzeu Arkeologjik i Burgasit tregon ekspozitën e re për stinën turistike. Vizitorët mund të njihen me tri nga thesaret më mbresëlënëse të lidhura me historinë e paraardhësve tanë. Bëhet fjalë për Thesarin e Nadsentmikllosh-it,..

rinovuar më 17-06-21 2.26.MD

Dita në fotografi

Rruga e re e zanateve në Plovdivin e Vjetër shpejt u bë një atraksion turistik. Mbi dhjetë mjeshtër tregojnë zanate të ndryshme popullore para turistëve dhe miqve të Plovdivit. Foto: BTA Grupe me turistë të huaj i..

rinovuar më 17-06-20 2.22.MD