Në moshë 87 vjeçare vdiq boksieri legjendar bullgar Boris Georgiev Mokata. Ai fitoi medaljen e parë olimpike të Bullgarisë në Lojërat Olimpike në vitin 1952 në Helsinki në kategori 75 kilogramë. Atëherë ai fitoi medaljen e bronztë. Ai merret me boks që nga viti 1945 dhe ka marrë pjesë në 3 kampionate evropiane – në Varshavë (1953), në Berlinin Perëndimor (1955) dhe në Pragë (1957). Dy herë ka marrë pjesë në Lojëra Olimpike. Përveç në Helsinki, ai ka qenë edhe në Melburn në vitin 1956. Mokata mbajti flakën olimpike për në Athinë në Lojërat në Greqi në vitin 2004.
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..