Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-02-02 5.21.MD

Снимка
Me kualifikime në sprintcross-in filluan garat për Kupën Botërore të Snowbord-it në vendpushimin bullgar Bansko. Aleksandra Zhekova startoi në pozitën e 16-të me numrin 32. Foto: BTA

Снимка
Monitorim i shpendëve të ujit u organizua afër lumit Marica. Iniciativa është e Inspektoratit Rajonal të Mjedisit dhe Ujërave të Plovdivit dhe Shoqatës “Ballkani i Gjelbër” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zonave të Lagëta, që shënohet sot në shumë vende. Foto: BTA

Снимка
Lumi i Danubit te qyteti bullgar Ruse ngrin plotësisht. Sipas Drejtorisë “Monitorimi i lumenjve” shkaku është siç temperaturat e ulëta, ashtu edhe bllokimi i formuar nga blloqet e akullta. Për shkak të ngrirjes nga 10 janari nuk lejohet lundrimi në pjesën bullgare. Foto: BTA

Снимка
Mbi 100 eksponate janë paraqitur në Muzeun Etnografik të Burgasit në kuadrin e ekspozitës kushtuar Gjelit të Zjarrtë dhe Ditës së Gjelit. Ideja e autorit të saj Pllamen Georgiev është të tregojë gjelin në variante dhe forma të ndryshme. Foto: BTA

Снимка

Sot aktorja më e moshuar e cila akoma është në skenë Stojanka Mutafova mbush 95 vjeç. Mbrëmë në vigjiljen e ditëlindjes së saj, me duartrokitje të shumta publiku në sallën e madhe të Teatrit Satirik të Sofjes e mirëpriti mbretëreshën e komedisë. Znj. Mutafova u ngjit në skenë për të luajtur në shfaqen “Shekulli im” nga Mishel Lorans. Foto: BGNES


Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Një aksion për dorëzimin e gjakut organizuan në komunën e Varnës me rastin e 14 qershorit – Ditës botërore të dhurimit të gjakut. Foto: BTA Në aeroportin “Vrazhdebna” fillon stërvitja ndërkombëtare e fluturimit С-27J..

rinovuar më 17-06-14 2.37.MD

Dita në fotografi

Rrugica e librave u hap në qendrën e Plovdivit. Ajo është pjesë nga festivali tradicional “Plovdivi lexon”. Sivjet këtu paraqiten mbi 40 shtëpi botuese nga tërë bota. Foto: BTA Pallati në Banjë ose Shtëpia Mbretërore është..

rinovuar më 17-06-13 1.05.MD

Dita në fotografi

Pas përfundimit të gurmimeve arkeologjike dhe punimeve restauruese e ashtuquajtura Kula trekëndëshe e Serdikës antike do të hapë dyer për vizita. Foto: BGNES Muzeu Historik Kombëtar mori një dhuratë tepër të vlefshme –..

rinovuar më 17-06-12 2.28.MD