Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është një destinacion prijës i verës

БНР Новини
Foto: bulgarianwine.net

Sipas traditës së vjetër, sot bullgarët festojnë Trifon Zarezan, ose Ditën e vreshtarit dhe të prodhuesit të verës. Në këtë mënyrë shënohet fundi i dimrit dhe fillimi i krasitjes së vreshtave. Kjo festë ka rrënjë të lashta pagane dhe daton nga koha, kur nëpër tokat bullgare kanë jetuar trakët. Dhe kështu, në Ditën e Shën Trifonit do të flasim për verën.

Kohët e fundit Bullgaria u përfshi në 10 destinacionet më të mira turistike në botë në një nga revistat më prestigjioze amerikane për verë “Wine Enthusiast”. Vendi ynë renditet në vend të dytë mes destinacioneve të verës si Franca, Italia dhe Spanja. Shkaku për këtë emërtim është vlerësimi i gazetarëve enologë Xhef Xhensën dhe Majk de Simone. Me ftesë të Dhomës kombëtare të vreshtarisë dhe të verës, përpara dy vjetëve, botuesit e revistës amerikane kanë pasur mundësi të vizitojnë vreshtat dhe kantinat tona dhe të njihen me trashëgiminë kulturore dhe historike të Bullgarisë. Po kështu, dy gazetarët morën pjesë në jurinë e Concours Mondial de Bruxelles, i cili gjatë vitit të kaluar për herë të parë u zhvillua në qytetin Plovdiv. Si një shkak bazë për vlerësimin e lartë të vendit tonë amerikanët tregojnë komplekset e verës, të cilët jo vetëm se janë të pajisur me teknologji të larta dhe prodhojnë vera të shkëlqyera, por dhe propozojnë kushte të shkëlqyera për degustime.

СнимкаNë vendin tonë ka përgjithësisht 204 firma për prodhim të verës. Cilat janë karakteristikat e kësaj dege në pjesën veriperëndimore të vendit tonë? A është e mundur aty të prodhohen verë me cilësi, të denja për tregun botëror?

Kur flitet për verë, për këtë produkt të përsosur, duhet të fillohet që prej së largu – përgjigjet enologu znj. Adriana Srebrinova. – Kjo larmi e gjeografisë, të cilën e kemi në Bullgarinë veriperëndimore, na ofron një larmi të tokës, e cila rreth regjionit të qytetit Bellogradçik datojnë që prej 240 milionë viteve dhe përmbajnë një sasi të shkëlqyer prej mineraleve dhe lëndëve ushqimore. Kurse ato nga ana e vet i veshin një karakter të posaçëm rrushit, kurse që aty dhe verës. Mungesa e industrisë është një minus për këtë krahinë, por kjo çon deri në një plus të madh për ata, të cilët risin produkte bimore. Këtu toka dhe ajri janë të pastër. Kjo çon drejt një bilanci të përsosur të treguesve në rritjen e rrushit. Ne nuk kemi pretendime, se verat nga ky regjion janë më të mirat, por ato janë unikale dhe të dalluara, të shijshme dhe me shumë lëng. Dhe e gjithë kjo është në sajë të natyrës.

СнимкаSipas të dhënave për vitin 2016 në Bullgari janë prodhuar rreth 160 milionë litra verë. Në vend ka një larmi të pasur prej varieteteve të huaja të rrushit për verë, por ne kemi dhe tonat personale, të cilat nuk bien më poshtë nga të tjerat.

Shkenca ju ka ofruar vreshtarëve disa varietete hibride, më në veçanti të kuqtë. Të tilla janë rubin, gëmza Danubiane, buqetë – disa nga verërat e shkëlqyera bullgare të cilat të vendosura në regjionin veriperëndimor ndihen në mënyrë komforte, kurse verërat e fituara prej tyre janë të shkëlqyera. Kuptohet, nuk është keq të kemi shije internacionale. Por ideja të përpunojmë varietete bullgare, të tregojmë të dhënat gjenetike të tyre dhe të bindim botën, se ato mund të qëndrojnë denjësisht afër varieteteve franceze, të përpunuara mbi 400 vjet, kjo na pushton dhe na detyron të mbetemi dhe të punojmë në këtë regjion.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: bulgariatravel.org dhe bulgariawinetours.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD