Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema e shtypit

Foto: Maria Peeva

Shumica e gazetave ditën e premte njoftojnë për fillimin e fushatës paraelektorale në Bullgari. “Trud” shënon se këtë herë në garën për 240 vendet në Parlament do të përfshihen 4 732 veta, kurse për një vend deputeti do të konkurrojnë 12 pretendues. Gazeta thekson gjithashtu se sipas rregullave kandidatët duhet ta ruajnë tonin e mirë në fushatën paraelektorale, kurse shtypi, si dhe mediat elektronike duhet të shënojnë format e paguara dhe ato falas të agjitimit, siç parashikohen sipas ligjit dhe sipas marrëveshjeve të lidhura me partitë, koalicionet dhe komitetet e iniciativës. Mirëpo, gazeta “Dnevnik” komenton se shfaqet në media filluan që para disa javësh dhe shpeshherë kishte kundërshtime mes oponentëve. Në jo një rast Partia Socialiste Bullgare jepte konferenca shtypi, në të cilat kritikonte udhëheqjen e kabinetit të dytë të Bojko Borisovit, që dha dorëheqje. Nga ana e vet GERB thërriste pas 30 minutash konferencë të ngutshme për shtypin, që t’u përgjigjen sulmeve. Ose e kundërta – GERB kritikonte platformën paraelektroale të Partisë Socialiste Bullgare, pas së cilës socialistët i refuzonin kritikat. Megjithatë “Dnevnik” shënon se më aktive në thirrjen e konferencave të shtypit ka qenë partia GERB. Që nga fillimi i shkurtit ajo ka zhvilluar të paktën 8 konferenca të tilla në centralin e vet. “Gazetës “Monitor” i bën përshtypje se në krahasim me vitet e kaluara tani partitë do ta hapin fushatën paraelektorale me ngjaje relativisht të shkurtra dhe të thjeshta. Formacioni më i madh GERB nuk do të ketë forum ndërkombëtar, por do t’i zhvillojë aktivitetet e veta në rajonet e veçanta. Nacionalistët nga “Patriotët e Bashkuar” do ta startojnë fushatën e tyre paraelektorale pa forum të madh. Blloku u djathtë i Reformatorëve do ta fillojnë fushatën e vet ditën e hënë në Sofje, kurse pjesa zbavitëse e programit do të jetë shumë modeste. Agjitacioni i Partisë Socialiste Bullgare në Sofje do të fillojë ditën e shtunë në Qendrën Inter Ekspo, kurse në Pleven - me një spektakël teatral në Teatrin Dramatik të Qytetit. Parashikohet që fushata e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë të startojë në Veliko Tërnovo.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kopje e ikonës çudibërëse në Manastirin Rozhen mbledh shumë adhurues për festën e tempullit

Manastiri Rozhen "Lindja e Hyjlindëses" kremton më 8 shtator festën e tempullit me një procesion liturgjik me ikonën çudibërëse të Nënës së Shenjtë, bekimin e kurbanit të manastirit dhe shpërndarjen e tij për shëndetin. Pasi manastiri humbi..

botuar më 24-09-08 8.00.PD
Stenda bullgare nga viti i kaluar

Tri bashki bullgare do të marrin pjesë në ekspozitën ndërkombëtare turistike në Paris

Pomorie, Varna dhe Sofja përfaqësojnë vendin tonë në stendën bullgare gjatë ekspozitës ndërkombëtare turistike International French Travel Market (IFTM) TopResa 2024, me pesë kompani të tjera turistike. Pjesëmarrja bullgare në forumin, i cili..

botuar më 24-09-08 5.05.PD

Gara me kuaj dhe luftime pehlivan në Isperih

Garat tradicionale të kuajve dhe luftimet popullore mbledhin sportdashës të shtunën në Isperih. Kalorësit dhe kuajt nga pjesë të ndryshme do të garojnë në garat me kuaj pranë qytetit, si dhe në gara të tjera në stadiumin e vjetër të qytetit...

botuar më 24-09-07 9.25.PD