Jordan Vlladev është një multi-instrumentist dhe prezantohet aq mirë si interpretues, ashtu edhe si tregimtar i përrallave muzikore. Një dëshmi për këtë është albumi i tij i radhës, titulluar “Playtime”. Në të ai përfshiu tetë pjesa.
Ky është albumi i dhjetë i muzikantit Jordan Vlladev. Mirëpo, është i bindur, se numri i albumeve të incizuara nuk është me aq rëndësi se sa mesazhi, të cilin e përmban muzika. Në cilat gjini muzikore janë albumet e mëparshme, rrëfen vet autori Jordan Vlladev:
“I pari ishte me muzikë fëmijësh prej autori. Të dytin e realizova në bashkëpunim me fëmijët e punishtes artistike të fëmijëve “Hlapeta”. Ideja ishte që ata të përfshihen me ide të tyre për melodi dhe tekste. Kështu që ai është një projekt i përbashkët. Disa këngë prej këtij albumi u përfshin edhe në librat shkollorë të muzikës. Pas kësaj radhiten projektet me muzikë filmash dhe shfaqjesh. Ndër ta janë “Mysafirja e verdhë” dhe “Serdirikon”. Në thelbin e të dytit janë legjendat e lashta nga koha e Serdikës së moçme. Ai u prezantua në mes të rrënojave pranë Rotondës në qendrën e Sofjes.”
Përveç si instrumentist, aranzhor dhe kompozitor, Jordan Vlladev është edhe pedagog. Bashkë me gruan krijuan qendrën muzikore “Art Libitum”. Lidhur me këtë bashkëbiseduesi rrëfen:
“Kjo ishte një ëndërr tjetër të mi, të cilën arritëm të realizojmë para 7 vitesh. Deshëm, që më shumë njerëz të realizojnë ëndrrat e tyre, duke zbuluar artin muzikor në format e tij të llojllojshme. Si çdo fillimi, edhe ky ishte mjaftë i vështirë, por në fund të fundit arritëm të bëjmë atë që deshëm. Ndër ata që dëshirojnë të merren me muzikë nuk ka vetëm fëmijë. Me kolegë japim mësime të pianos, kitarës, flautit, perkusioneve, këndimit. Tek ne mësohen disiplina edhe si regji i zërit, drejtim, orkestrim, aranzhim, punim me sintetizues e kështu me radhë. Ato specialitete kërkohen nga njerëz, të cilët dëshirojnë të mësojnë një degë të veçantë të një shkence.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live. Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga..
Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...
Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..
Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit - spektakël "Përgjithmonë" në sallën Nr.1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar,..