Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çokollata bullgare me një realitet të shtuar i bën festat tona edhe më të ëmbla

БНР Новини
Foto: iGreet

Kompania bullgare iGreet, e cila fitoi famë në treg me kartolinat e veta inovative përshëndetëse, që gjallërojnë përpara syve tona me një realitet të shtuar, na befason me idenë e vet festive – çokollatë me një realitet të shtuar. Ajo është peshqeshi ideal për çdo një festë, kurse që të mund të gjallërojnë përshëndetjet, duhet vetëm që ta skanojmë çokollatën me një aplikacion falas mobil. Themelues i këtij startip-it është Viço Dimitrov, kurse krijuesi i idesë së çokollatës – Kamelia Illarionova. Ata ne tregojnë për produktin intrigues:

Interesantja dhe e bukura tek çokollata është se ajo bën përshtypje jo vetëm me shijen e vet, por me të vërtetë përdorim më të renë dhe më të mirën. Klienti merr një çokollatë shumë të shijshme dhe me cilësi. Miqtë tanë dhe klientët mund të gëzohen dhe nga përshëndetja, e cila është e bërë posaçërisht nga iGreet. Përdoret përmes aplikimit mobil, po kaq lehtë, sa edhe kartolinat. Jemi munduar të punojmë një pamje interesante, e cila bën përshtypje. Startuam me idenë për Shën Valentinin, pas kësaj dhe më 8 mars. Qëllimi ynë është ta punojmë për festat tradicionale bullgare, por mund të përdoret dhe në raste fushate. Ne jemi akoma një ekip fare i vogël, rreth 5 veta. Çdo një prej nesh është multi-funksionues, kryen nga disa gjëra. Për çokollatën – iGreet punon dizajnin dhe animacionin 3D, kurse Kamelia përgjigjet për paketimin dhe prodhimin. Klienti e merr çokollatën në një kuti fine të bardhë me një fjongo të kuqe. Ndaj saj ka dhe kartolinë me pamjen, të cilën e shikojmë mbi çokollatë. Kur të hahet çokollata, kartolina mbetet për kujtim. Na vjen keq, se nuk kemi sesi të transmetojmë aromën, sepse ajo është më se e këndshme.

Në botën e teknologjive të cilat zhvillohen vazhdimisht, kompania e re gjen mënyrë t’u fusë jetë përshëndetjeve, kurse interesi nga ana e klientëve është i madh. Produktet përdoren si për festa personale, ashtu dhe për ngjarje korporatave. Çokollata punohet në dorë në Bullgari në bazë të një recete belge.

E lëshuam çokollatën 3 ditë përpara 14 shkurtit. Për më pak se 3 ditë mundëm të realizojmë 150 porosi, që për ne është një sukses serioz. E mira është, se interesi po vazhdon. Qe shumë interesante, sepse rreth 15 veta erdhën në zyrën tonë, që si parim është e jashtëzakonshme. Na falënderuan, se i kemi “shpëtuar” për festën. Shumë njerëz e duan dhe e pëlqejnë çokollatën dhe e përdorin si kompliment në bazë të shkaqeve të ndryshme, kurse me aplikimin digjital, sjell emocione suplementare pozitive” – tregojnë Viço dhe Kamelia.

Çfarë inovacionesh të tjera mund të presim nga kartolinat përshëndetëse dhe çokollata me një realitet të shtuar?

Me kartolinat tani po nisim. Ato prej tyre, të cilat janë tanimë në treg, janë vetëm rreth 20% nga e gjithë ideja, të cilën e kemi për zhvillimin e produktit. Do të vihen në përdorim dhe një tip tjetër kartolinash 3D dhe me mundësi për personifikimin e mesazhit. Çokollata mund të përdoret dhe si një instrument shumë i mirë i marketingut nga ana e kompanive të ndryshme ku ata fusin një përmbajtje personale në vet pamjen. Realiteti i shtuar u zhvillua shumë gjatë dy vjetëve të fundit, jo vetëm në Bullgari, por dhe si tërësi. Gjithnjë e më shumë firma e kuptojnë dobinë prej saj dhe do të mundohen ta përdorin këtë teknologji.

Na presin akoma befasi me një realitet të shtuar, na premtojnë krijuesit. Ata tanimë kanë realizuar mbi 20 kompani korporatave, të cilat përfshijnë realitetin e shtuar. Fare shpejt do të hamë dhe vafer, paketimet e të cilave përsëri do të na çojnë në botën e realitetit të shtuar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD