Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-04-05 4.09.MD

Снимка
Tradicionalist në qytetin malor të Smoljanit me rastin e Javës së Pyllit “Sipërmarrja shtetërore jugqendrore – Smoljan” dorëzoi falas fidanë. Foto: BTA

Снимка
Nxënësit e klubit “Feja” pranë shkollës “Ljuben Karavellov” të Haskovos bojatisën vezë dhe u njohën me traditat vendase për Pashkët. Për rritet popullore në regjionin e Trakisë dhe malit Rodope treguan dy gra të moshuara – vullnetare në vatrën kulturore “Asen Zllatarov”. Foto: BTA

Снимка
Tilko Rusev nga qyteti i Haskovos merret me rritjen e bletëve. Pas regjistrimit të koshereve të tij në zonën “Natura – 2000” ai merret me prodhimin e mjaltit ekologjik i cili eksportohet kryesisht për në Britaninë e Madhe. Foto: BTA

Снимка
Para godinës së Presidencës u mbajt ceremonia zyrtare e ndërrimit të gardës së shtetit me rastin e 13-vjetorit të anëtarësisë së Bullgarisë në NATO. Foto: BTA

Снимка
Në Institutin Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave do të hapet ekspozita “Thesari i artë nga Nagyszentmiklosi”. Ky thesar legjendar u gjet para më se 200 vjetësh në afërsi të qytetit të sotëm të Banatit të Rumanisë. Shumë studiues besojnë se ai është lidhur me Mbretërinë e Parë Bullgare. Mirëpo “lidhja bullgare” është vetëm njëra nga teoritë, kurse hulumtimet e fundit e lidhin me avarët. Foto: BGNES Снимка
Festa e vitaminave u mbajt në çerdhen e Dobriçit në kuadrin e fushatës bashkiake “Bëhu i shëndetshëm”. Përmes lojërave, këngëve dhe vallëzimeve të vegjlit u njohën me dobitë e vitaminave të cilat përmbahen në frutat dhe perimet. Foto: BTA Снимка
E rivendosën skulpturën emblematike të Peshkatarit të Vogël në Kopshtin e Mbretit Simeon në qytetin e Plovdivit. E vendosur për herë të parë në vitin 1968, para shumë vitesh ajo ishte vjedhur dhe origjinali nuk u gjet. Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Mbi 45 sipërmarrje – prodhues dhe tregtarë marrin pjesë në ekspozitën tregtare “I besoni produktet bullgare”, që zhvillohet në Dyqanin Qendror Universal të Sofjes. Firmat ofrojnë ushqime bullgare, pije, produkte..

rinovuar më 17-05-12 2.53.MD

Dita në fotografi

Solemnisht u shënua 135-vjetori i themelimit të Gjimnazit “Car Simeon Veliki” në qytetin e Vidinit. Nxënës, mësues dhe ish nxënës i shkollës kaluan në një precesion festiv përmes pjesës qendrore të qytetit. Në..

rinovuar më 17-05-11 3.30.MD

Dita në fotografi

Ceremonia solemne për dorëzimin e titullit të nderit “Doktor honoris kauza” prof. Dan Shehtman – laureatit të Nobelit për kimi për vitin 2011, u mbajt në Akademinë e Shkencave. Në vitin 1982 prof. Shehtman e zbulon ekzistencën e..

rinovuar më 17-05-10 2.02.MD