Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Përkrahësit e Erdoganit janë me një përparësi minimale disa ditë përpara referendumit

СнимкаPavarësisht nga fushata energjike të autoriteteve në Turqi në dobi të ndryshimeve të propozuara radikale në Kushtetutë, ditë të numëruara përpara referendumit gjatë ditës së diel përkrahja për ta mbetet me një përparësi të vogël. Sipas një studimi të agjencisë sociologjike ANAR, 51.2% nga qytetarët turq do të votojnë me “po”. Qemal Këllëçdarogllu, lider i forcës kryesore opozitare në vend – Partia popullore-republikane, shprehu shpresën që votimet “kundër” prapë së prapi të mbizotërojnë dhe paketa me ndryshimet kushtetuese të hidhet poshtë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që lehtësimi i borxhit grek të bëhet në bazë të rregullave të tij

СнимкаDrejtorja e FMN-së Kristin Llagard deklaroi se, detajet teknike për lehtësimin e borxhit grek duhet të zgjidhen tani dhe në përshtatje me rregullat e Fondit. Znj. Llagard saktësoi se, shkalla për lehtësimin e borxhit të Greqisë do të vendoset gjatë vitit 2018, por gjërat në listë me mundësitë janë mjaftë të përgjithshme, që të lihen kështu dhe duhet të kalohet drejt saktësimit të tyre tani.

Berlini e konsideron Serbinë si një faktor të stabilitetit

СнимкаNë konferencën e përbashkët në Beograd me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, Ministri i jashtëm i Gjermanisë Zigmar Gabriel deklaroi, se pavarësisht nga ndërlikimi i gjendjes në shtetet fqinje, Serbia është një faktor i stabilitetit në regjion. Miku shtoi, se që të hyjë në Bashkimin Evropian, Serbia duhet të zhvillojë ekonominë, të tërheqë investime, të zhvillojë referendume dhe të zhvillojë dialog me Kosovën. “Afatet për të hyrë në Bashkimin Evropian varen nga përparimi i reformave dhe të bisedimeve me Kosovën”, përfundoi diplomati.

Trumpi i dha dritë të gjelbër anëtarësisë të Malit të Zi në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg dhe Presidenti i SHBA-ve Donald TrumpPresidenti amerikan Donald Trump, miratoi aderimin e Malit të Zi ndaj NATO-s duke firmosur ratifikimin e protokollit për anëtarësi. Në fund të muajit të kaluar, Senati i SHBA përkrahu pothuajse njëzëri anëtarësinë e shtetit ballkanik në NATO, e cila sipas senatorëve i përgjigjet interesave të SHBA. Mali i Zi do të bëhet anëtari i parë i ri i NATO-s që nga viti 2009 e këtej, kur ndaj saj u bashkuan Shqipëria dhe Kroacia.

Tirana mohon pjesëmarrjen e vet në përpilimin e “platformës shqiptare” në Maqedoni

СнимкаKryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi në një transmetim televiziv se, e ashtuquajtura “platformë shqiptare”, në Maqedoni nuk ekziston, por ka vetëm “platformë të shqiptarëve nga Maqedonia” në përpilimin e të cilëve Tirana nuk ka marrë pjesë. Ndërkohë ditën e mërkurë në Shkup u zhvillua protesta e 45 kundër platformës, të organizuar nga Bashkimi qytetar “Për Maqedoninë e Bashkuar”. Përpara dhomës së pranimit të presidentit, një nga liderët e bashkimit deklaroi se, në zgjedhjet më 11 dhjetor morën pjesë pothuajse 1 200 000 qytetarë maqedonas dhe asnjë prej tyre nuk votoi për “platformën shqiptare.”

Arrestuan të dyshuarin për vjedhjen më të madhe në Maqedoni

Foto: sdk.mkAutoritetet në Shkup njoftuan se, një nëpunës 40 vjeçar në bankën NLB është i arrestuar në bazë të dyshimit, se ka kryer vjedhjen më të madhe bankare në historinë e Maqedonisë duke vjedhur pothuajse 3 milionë euro (në franga zvicerane). Vjedhësi nuk e ka zbrazur kasafortën menjëherë, por i ka nxjerrë paratë pjesë-pjesë midis datave 6 dhe 10 prill. Ministria e brendshme refuzoi të saktësojë nëse shuma e vjedhur është gjetur. Banka pohon, se paratë janë të siguruar dhe po vazhdon të shërbejë klientët e vet.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD

11 universitete nga 9 shtete marrin pjesë në Konferencën “Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”

Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..

botuar më 24-09-19 10.02.PD