Përkrahësit e Erdoganit janë me një përparësi minimale disa ditë përpara referendumit
Pavarësisht nga fushata energjike të autoriteteve në Turqi në dobi të ndryshimeve të propozuara radikale në Kushtetutë, ditë të numëruara përpara referendumit gjatë ditës së diel përkrahja për ta mbetet me një përparësi të vogël. Sipas një studimi të agjencisë sociologjike ANAR, 51.2% nga qytetarët turq do të votojnë me “po”. Qemal Këllëçdarogllu, lider i forcës kryesore opozitare në vend – Partia popullore-republikane, shprehu shpresën që votimet “kundër” prapë së prapi të mbizotërojnë dhe paketa me ndryshimet kushtetuese të hidhet poshtë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që lehtësimi i borxhit grek të bëhet në bazë të rregullave të tij
Drejtorja e FMN-së Kristin Llagard deklaroi se, detajet teknike për lehtësimin e borxhit grek duhet të zgjidhen tani dhe në përshtatje me rregullat e Fondit. Znj. Llagard saktësoi se, shkalla për lehtësimin e borxhit të Greqisë do të vendoset gjatë vitit 2018, por gjërat në listë me mundësitë janë mjaftë të përgjithshme, që të lihen kështu dhe duhet të kalohet drejt saktësimit të tyre tani.
Berlini e konsideron Serbinë si një faktor të stabilitetit
Në konferencën e përbashkët në Beograd me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, Ministri i jashtëm i Gjermanisë Zigmar Gabriel deklaroi, se pavarësisht nga ndërlikimi i gjendjes në shtetet fqinje, Serbia është një faktor i stabilitetit në regjion. Miku shtoi, se që të hyjë në Bashkimin Evropian, Serbia duhet të zhvillojë ekonominë, të tërheqë investime, të zhvillojë referendume dhe të zhvillojë dialog me Kosovën. “Afatet për të hyrë në Bashkimin Evropian varen nga përparimi i reformave dhe të bisedimeve me Kosovën”, përfundoi diplomati.
Trumpi i dha dritë të gjelbër anëtarësisë të Malit të Zi në NATO
Presidenti amerikan Donald Trump, miratoi aderimin e Malit të Zi ndaj NATO-s duke firmosur ratifikimin e protokollit për anëtarësi. Në fund të muajit të kaluar, Senati i SHBA përkrahu pothuajse njëzëri anëtarësinë e shtetit ballkanik në NATO, e cila sipas senatorëve i përgjigjet interesave të SHBA. Mali i Zi do të bëhet anëtari i parë i ri i NATO-s që nga viti 2009 e këtej, kur ndaj saj u bashkuan Shqipëria dhe Kroacia.
Tirana mohon pjesëmarrjen e vet në përpilimin e “platformës shqiptare” në Maqedoni
Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi në një transmetim televiziv se, e ashtuquajtura “platformë shqiptare”, në Maqedoni nuk ekziston, por ka vetëm “platformë të shqiptarëve nga Maqedonia” në përpilimin e të cilëve Tirana nuk ka marrë pjesë. Ndërkohë ditën e mërkurë në Shkup u zhvillua protesta e 45 kundër platformës, të organizuar nga Bashkimi qytetar “Për Maqedoninë e Bashkuar”. Përpara dhomës së pranimit të presidentit, një nga liderët e bashkimit deklaroi se, në zgjedhjet më 11 dhjetor morën pjesë pothuajse 1 200 000 qytetarë maqedonas dhe asnjë prej tyre nuk votoi për “platformën shqiptare.”
Arrestuan të dyshuarin për vjedhjen më të madhe në Maqedoni
Autoritetet në Shkup njoftuan se, një nëpunës 40 vjeçar në bankën NLB është i arrestuar në bazë të dyshimit, se ka kryer vjedhjen më të madhe bankare në historinë e Maqedonisë duke vjedhur pothuajse 3 milionë euro (në franga zvicerane). Vjedhësi nuk e ka zbrazur kasafortën menjëherë, por i ka nxjerrë paratë pjesë-pjesë midis datave 6 dhe 10 prill. Ministria e brendshme refuzoi të saktësojë nëse shuma e vjedhur është gjetur. Banka pohon, se paratë janë të siguruar dhe po vazhdon të shërbejë klientët e vet.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNESEmrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..
Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..
Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..
Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të..
Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e..
Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6..