Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema e shtypit

Foto: arkiv

Instituti Kombëtar i Statistikave publikoi të dhëna demografike për Bullgarinë, të cilat sot janë tema kryesore dhe objekt analizash dhe përfundimesh në shtypin e sotëm. “Deri në vitin 2019 do të jemi nën 7 mln, në kuadrin e një viti popullsia pakësohet me 52 mijë”, ky është titulli në faqen e parë të gazetës “Standard”. E përditshmja saktëson se në qoftë se popullsia e Bullgarisë vazhdon të pakësohet me tempet e tanishme, pas dy vitesh ajo do të ulet nën 7 mln veta. Në artikull janë shënuar të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, sipas të cilave deri në datën 31 dhjetor të vitit 2016 popullsia e vendit tonë është 7 101 859 veta, ose 1.4 për qind e banorëve të Bashkimit Evropian. Në krahasim me vitin 2015 popullsia e Bullgarisë është pakësuar me 51 925 veta (0.7 për qind). Të dhënat jo vetëm e ripohojnë statistikën e shpallur nga CIA gjatë shkurtit, por janë edhe më pesimiste. Sipas CIA-s popullsia e Bullgarisë deri në vitin 2016 është 7 mln 144 653 veta, vë në dukje gazeta “Standard”. Ajo e komenton temën kështu: “Konstatimet pozitive për vitin e kaluar janë se po pakësohet vdekshmëria e fëmijëve dhe vdekshmëria në përgjithësi dhe rritet kohëzgjatja e jetës. Mirëpo, megjithë këtë përmirësim situata në vendin tonë nuk është e mirë në këtë drejtim në sfondin e vendeve të tjera në BE – vdekshmëria është më e lartë vetëm në Rumani, kurse kohëzgjatja e jetës është më e ulët vetëm në Letoni dhe Lituani. Për periudhën 2014 – 2016 kohëzgjatja mesatare e jetës është rritur pak deri në 74.7 vjet, por kjo vetëm e kompenson pakësimin e madh gjatë viteve të kaluara, shënon gazeta “Sega”. Në artikull lexojmë gjithashtu se një tendencë tjetër sekrete në Bullgari është plakja. Pothuaj 21 për qind e bullgarëve janë të moshës mbi 65 vjeç, kurse përqindja e tyre rritret çdo vit. Gazeta “Trud” u kushton dy faqe tendencave demografike. “Fëmijët linden në Sofje. Provcna është duke u zhdukur” është titulli kryesor. Po vëzhgohet rritje e popullsisë vetëm në kryeqytet. Në 27 qarqet e tjera të vendit fëmijët janë më pak sesa njerëzit e vdekur. Ka dhe akoma të dhëna statistikore në “Trud” – burrat në Bullgari janë 48.6 për qind e popullsisë, kurse gratë – 51.4 për qind. Domethënë 1000 burrave u bien 1059 gra. Numri i meshkujve mbizotëron në moshën deri në 53 vjeç. Me rritjen e moshës po rritet përqindja e grave. Popullsia në moshën aktive deri në fund të vitit 2016 është 4 304 000 veta, ose 60.6 për qind e popullsisë së vendit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov

Në BE ka mirëkuptim të plotë për qëndrimin bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut

Ne informojmë në mënyrë aktive shtetet anëtare për presionin institucional dhe jashtëinstitucional mbi bullgarët në Maqedoninë e Veriut. Ne ngremë çështjen e moszbatimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Këtë e deklaroi..

botuar më 24-08-01 9.53.PD

Deri të premten në të gjithë vendin do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë

Ditën e enjte moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët verilindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 21°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 32 deri në 37°, në kryeqytet 32°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-07-31 7.45.MD

Takimi i ITN-së me Xhevdet Çakërov dhe deputetët e përjashtuar nga DPS-ja ishte i suksesshëm

Stanisllav Ballabanov, nënkryetar i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë” (ITN) e cilësoi si konstruktiv takimin me grupin e deputetëve që u shpallën për unitetin e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) nën udhëheqjen e kryetarit të nderit të..

botuar më 24-07-31 6.47.MD