Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema e shtypit

Foto: arkiv

Instituti Kombëtar i Statistikave publikoi të dhëna demografike për Bullgarinë, të cilat sot janë tema kryesore dhe objekt analizash dhe përfundimesh në shtypin e sotëm. “Deri në vitin 2019 do të jemi nën 7 mln, në kuadrin e një viti popullsia pakësohet me 52 mijë”, ky është titulli në faqen e parë të gazetës “Standard”. E përditshmja saktëson se në qoftë se popullsia e Bullgarisë vazhdon të pakësohet me tempet e tanishme, pas dy vitesh ajo do të ulet nën 7 mln veta. Në artikull janë shënuar të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, sipas të cilave deri në datën 31 dhjetor të vitit 2016 popullsia e vendit tonë është 7 101 859 veta, ose 1.4 për qind e banorëve të Bashkimit Evropian. Në krahasim me vitin 2015 popullsia e Bullgarisë është pakësuar me 51 925 veta (0.7 për qind). Të dhënat jo vetëm e ripohojnë statistikën e shpallur nga CIA gjatë shkurtit, por janë edhe më pesimiste. Sipas CIA-s popullsia e Bullgarisë deri në vitin 2016 është 7 mln 144 653 veta, vë në dukje gazeta “Standard”. Ajo e komenton temën kështu: “Konstatimet pozitive për vitin e kaluar janë se po pakësohet vdekshmëria e fëmijëve dhe vdekshmëria në përgjithësi dhe rritet kohëzgjatja e jetës. Mirëpo, megjithë këtë përmirësim situata në vendin tonë nuk është e mirë në këtë drejtim në sfondin e vendeve të tjera në BE – vdekshmëria është më e lartë vetëm në Rumani, kurse kohëzgjatja e jetës është më e ulët vetëm në Letoni dhe Lituani. Për periudhën 2014 – 2016 kohëzgjatja mesatare e jetës është rritur pak deri në 74.7 vjet, por kjo vetëm e kompenson pakësimin e madh gjatë viteve të kaluara, shënon gazeta “Sega”. Në artikull lexojmë gjithashtu se një tendencë tjetër sekrete në Bullgari është plakja. Pothuaj 21 për qind e bullgarëve janë të moshës mbi 65 vjeç, kurse përqindja e tyre rritret çdo vit. Gazeta “Trud” u kushton dy faqe tendencave demografike. “Fëmijët linden në Sofje. Provcna është duke u zhdukur” është titulli kryesor. Po vëzhgohet rritje e popullsisë vetëm në kryeqytet. Në 27 qarqet e tjera të vendit fëmijët janë më pak sesa njerëzit e vdekur. Ka dhe akoma të dhëna statistikore në “Trud” – burrat në Bullgari janë 48.6 për qind e popullsisë, kurse gratë – 51.4 për qind. Domethënë 1000 burrave u bien 1059 gra. Numri i meshkujve mbizotëron në moshën deri në 53 vjeç. Me rritjen e moshës po rritet përqindja e grave. Popullsia në moshën aktive deri në fund të vitit 2016 është 4 304 000 veta, ose 60.6 për qind e popullsisë së vendit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni i Mbrojtjes dha dritën jeshile për sistemin gjerman të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM

Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes ka dhënë dritën jeshile për blerjen e sistemit gjerman të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM. Vendimi u mbështet në lexim të parë me 10 vota "pro" dhe tre "abstenime". Bullgaria synon të blejë një IRIS-T SLM për një vlerë..

botuar më 24-08-06 4.32.MD
Dimitër Gllavçev

Gllavçev është gati të jetë sërish kryeministër në detyrë, por jo ministër i jashtëm

Kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, tha se do të pranonte të bëhet sërish ushtrues detyre i kryeministrit nëse këtë post do t'ia caktonte presidenti Rumen Radev. “Do të pranoja të bëhesha ushtrues detyre i kryeministrit, por personi i parë që..

botuar më 24-08-06 11.12.PD

Dy avionë spanjollë do të shuajnë malin kufitar Sllavjanka

Një vatër e re e zjarrit të madh në pjesën greke të malit Sllavjanka kaloi kufirin dhe zgjeroi perimetrin e zjarrit në 1200 dynymë në territorin bullgar. Buldozerë të rëndë po bëjnë pastrime të gjera për të kufizuar përhapjen e zjarrit, tha Pllamen..

botuar më 24-08-06 10.27.PD