Ndër aktivitetet kulturore këto ditë ishte premiera e filmit dokumentar “Kush ka frikë nga Julija Krësteva?” Ky titull është pak sfidues, por pse? “Ne jemi ata, të cilët më shumë kemi frikë nga Julija Krësteva. Thënë thjeshtë Julija Krësteva është një emër i një njeriu, i cili arriti sukses në Perëndim. Për fat të keq ne akoma nuk mund të pranojmë suksesin e të tjerëve” – rrëfen njëra prej autoreve të filmit, drejtuesja e transmetimit “Zogj të natës” të Televizionit Kombëtar Bullgar Iskra Angelova. Ajo është skenariste e filmit dhe bashkëregjisore me Milena Getovën.
“Para juve qëndron një grua me prejardhje bullgare, me kombësi franceze, me shtetësi evropiane, e birësuar nga Amerika”, thekson Julija Krësteva në film. Ky është një sintezë tipike në stilin e saj, sepse kështu kursehet radhitja e një sërë faktesh prej një biografie të gjerë jetike dhe krijuese.
Kryesorja në biografinë e saj është, se në vitin 1966 ajo braktisi Bullgarinë komuniste “me 5 dollarë në xhep”, sipas kujtimeve të saj. Punonte kryesisht në Francë, por edhe në Universitetin Kolumbian në Nju Jork. Kishte arritje në fusha si linguistika, semiotika – shkenca për sistemet e shenjave, filozofia. Shkruante vepra eseistike dhe romanë. U bë mbajtëse e dallimeve të larta si Legjioni Nderi i Francës dhe Çmimi Holberg i Norvegjisë, punonte bashkë me intelektualë me famë botërore si Rollan Bart, Umberto Eko dhe bullgari Cvetan Todorov. Dhe diçka kureshtare nga vitet e fundit: “Ajo u orientua te një gjë shumë praktike, u ndihmon të rinjve të pasionuar pas radikalizmit islamik në Paris, me metodat e psikanalizës” – tregon Iskra Angellova.
Mirëpo pse e caktojnë Krëstevën si “Intelektualja e fundit е njohur publikisht”?
“Ajo bëhet një prej atyre mendimtarëve të shekullit XX, një prej atyre të quajtur intelektualë publikë, pra formues të opinionit shoqëror, pra njerëzit të cilët formojnë qëndrime, të cilat ndërrojnë orientime, në përgjithësi njerëz liderë... Pikërisht kjo është e habitshme në historinë e saj. Po, në të vërtetë ne kemi këngëtarë të mrekullueshëm operistikë, kemi sportistë të pabesueshëm, kemi Kristo, por në fushën intelektuale, kemi vetëm Julija Krësteva dhe Cvetan Todorov” – shpjegon Iskra Angellova dhe vazhdon:
“Ajo është pak skandaloze, pak provokuese edhe si autore, edhe si personalitet. Kështu që realizimi i filmit për të, në të vërtetë ishte një sfidë. Ky dokumentar nuk është një punë shkencore. Ishim bashkë në Paris, ku ajo na tregoi këndet e dashura, kafenetë, pastiqeritë, bibliotekat, dyqanet e preferuara. Patëm fatin të njihemi me miqtë e saj, me bashkëmendimtarët e saj dhe me shokun e saj në jetë Filip Solers – një njeri i pabesueshëm dhe skandaloz. Dhe e gjithë kjo ishte shumë interesante. Mirëpo, për mua më tërheqëse është depërtimi i saj në skenën botërore.”
Ndër të gjitha veprat e shkruara prej Julija Krësteva të rëndësishme dhe interesante më duken idetë e saj lidhura me personalitetin dhe me qëndrimin e tij ndaj rrënjëve kombëtare, ndaj Evropës, ndaj botës. Në romanin e saj “Vrasje në Bizant” një njeri nga Santa Barbara e Kalifornisë ecën nëpër gjurmët e njërit prej paraardhësve të tij, i cili si pjesëmarrës në Kryqëzatën e Parë kaloi përmes trojeve bullgare, të cilat në atë kohë ishin nën pushtetin bizantin. “Të jesh i huaj është zgjedhje – thotë bullgarja e njohur. – Është e vështirë, por kjo jep mundësi të mendosh për tjetrin, ndërsa kjo është mënyra e vetme të jesh i lirë. Nuk ndjej përkatësi ndaj ndonjë vendi konkret dhe kjo më bën e lirë.” Ajo thotë fjalë të mira për njerëzit nga Bullgaria – për mëmëdheun e saj, për mbarë rajonin: “...kjo zonë është një thesar i vërtetë i kujtesës së pasur historike, e cila sipas meje gjen shprehje në dinjitetin e përmbajtur, gjë me të cilën njerëzit aty përpiqen, që me një standard minimal jetik të vazhdojnë të jetojnë si burra dhe gra të arsimuar mirë dhe me intelekt të lartë. Atyre njerëzve nuk u takon dënimi i melankolisë dhe pasojat e rënda të sundimit ekonomik të mafies...”
Dhe diçka tjetër nga bashkëregjisorja Iskra Angellova për heroinën e filmit: “...ajo është ateiste, por pa u ndërprerë analizon dhe përpiqet të aplikojë idetë e krishtere, në përgjithësi ide të ndryshme fetare, në mënyrën e sotme të jetesës. Domethënë, përpiqet të bëjë ashtu, se ne vet të kuptojmë për çfarë bëhet fjalë, për çfarë moral, për çfarë vlera bëhet fjalë, pa besuar verbër...”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES dhe arkiv
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..