Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-05-10 2.02.MD

СнимкаCeremonia solemne për dorëzimin e titullit të nderit “Doktor honoris kauza” prof. Dan Shehtman – laureatit të Nobelit për kimi për vitin 2011, u mbajt në Akademinë e Shkencave. Në vitin 1982 prof. Shehtman e zbulon ekzistencën e kuazikristaleve – modeleve të atomeve të cilat janë konsideruar si të pamundshme. Për këtë zbulim u dallua me Çmimin e Nobelit. Foto: BTA

Снимка
Monumenti i presidentit të 40-të të SHBA-ve (1981-1989) Ronald Regan u inaugurua në Parkun Jugor të Sofjes. Foto: BTA

Снимка
Qindra besimtarë u përfshinë në procesion me ikonën e Shën Hyjlindëses në qytetin e Asenovgradit për festën e madhe të krishterë Rrëshajë. Çdo vit në këtë ditë njerëzit e nxjerrin ikonën jashtë Kishës “Shën Hyjlindësja” dhe e mbajnë deri në Manastirin Baçkovo “Fjetja e Hyjlindëses”. Foto: BTA

Снимка
Me rastin e Ditës së Evropës dhe 10-vjetorit nga anëtarësimi i Bullgarisë në Bashkimin Evropian, Zyra Informative e Parlamentit Evropian dhe Përfaqësia e Komisionit Evropian në Bullgari organizuan një program 3D-mapping. Shouja “Evropa – shtëpia jote” u kushtua historikut të anëtarësimit të Bullgarisë në BE dhe të vlerave të përbashkëta të Unionit. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Skuadra kombëtare e gjimnastikës artistike njihet me kulturën japoneze gjatë kohës së kampit përgatitës në qytetin Murajama. Foto: Anna Nedkova/ Federata bullgare e gjimnastikës artistike Një asortiment i pasur prej produkteve vegane dhe..

rinovuar më 17-06-19 4.49.MD

Dita në fotografi

Në fshatin Tërnava me rite të vjetra u hap zyrtarisht fushata e korrjes në bashkinë e Tunxhasë. Foto: BTA Festivali “Botë pa dhunë” organizohet për herë të dytë nga Fondacioni “Dorë për ndihmë” në parkun Shën Gjergji..

rinovuar më 17-06-16 3.39.MD

Dita në fotografi

Në poligonin ushtarak “Koren” afër Haskovos u mbajt etapa përfundimtare e stërvitjes taktike ushtarake “Kundërsulm 2017”. Morën pjesë 600 ushtarakë dhe 150 njësi të teknikës ushtarake. Foto: BTA Ekipi i Qendrës kërkimore..

rinovuar më 17-06-15 3.05.MD