Komisioni Evropian i ruajti prognozat e veta për rritjen e ekonomisë bullgare gjatë këtij viti dhe vitin tjetër në të ashtuquajturin “raport pranveror”. Në të njëjtën kohë Komisioni beson se konsumimi i brendshëm do të vazhdojë të jetë gjeneratori kryesor i rritjes.
Në raportin e ri të Komisionit shënohet se Produkti real i Brendshëm Bruto i Bullgarisë është rritur konsiderueshëm gjatë vitit 2016 me 3.4 për qind në saje të eksportit të mirë neto dhe të konsumimit privat në vend. Në kontrast të kësaj gjatë vitit të kaluar investimet janë kufizuar me 4 për qind kryesisht për shkak të përvetësimit më të dobët të fondeve evropiane.
Sa i përket vitit 2017 KE-ja vazhdon të shpresojë që PBB-ja të rritet me 2.9 për qind, pas së cilës të vonohet deri në 2.8 për qind gjatë 2018-ës, duke ripohuar në këtë mënyrë prognozat e veta “dimërore”. Pritet që kërkimi i brendshëm të mbetet motori kryesor i rritjes dhe të lëvizet kryesisht nga konsumimi privat dhe nga përmirësimi i parashikuar i investimeve në sfondin e përvetësimit të shpejtuar të fondeve evropiane sipas periudhës programore të BE-së deri në vitin 2020. KE-ja shënon gjithashtu se rreziqet për perspektivat ekonomike të Bullgarisë janë të balancuara. Një absorbim eventual më i dobët nga ai i pritur i fondeve evropiane mund të ketë efekt negativ mbi investimet dhe mbi rritjen ekonomike. Duke pasur parasysh karakterin e hapur të ekonomisë sonë, kërkimi më i dobët i mallrave bullgare nga partnerët kryesorë tregtarë dhe më konkretisht nga Evropa, si dhe rritja e rreptë e çmimeve të naftës do të ishin rreziqe të mundshme për prognozat e shpallura të KE-së. Në të njëjtën kohë rreziqet për këto prognoza, por në drejtim rritës përfshijnë një besim më të madh të konsumatorëve nga ai i pritur dhe një progres më të shpejt në reformat e domosdoshme, gjë që mund kontribuojë për rritjen ekonomike të vendit.
Përpiloi: Atanas Cenov
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaDerisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..
Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..
Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..
Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni..