Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE-ja pret rritje të ekonomisë së Bullgarisë

Foto: BGNES

Komisioni Evropian i ruajti prognozat e veta për rritjen e ekonomisë bullgare gjatë këtij viti dhe vitin tjetër në të ashtuquajturin “raport pranveror”. Në të njëjtën kohë Komisioni beson se konsumimi i brendshëm do të vazhdojë të jetë gjeneratori kryesor i rritjes.

Në raportin e ri të Komisionit shënohet se Produkti real i Brendshëm Bruto i Bullgarisë është rritur konsiderueshëm gjatë vitit 2016 me 3.4 për qind në saje të eksportit të mirë neto dhe të konsumimit privat në vend. Në kontrast të kësaj gjatë vitit të kaluar investimet janë kufizuar me 4 për qind kryesisht për shkak të përvetësimit më të dobët të fondeve evropiane.

Sa i përket vitit 2017 KE-ja vazhdon të shpresojë që PBB-ja të rritet me 2.9 për qind, pas së cilës të vonohet deri në 2.8 për qind gjatë 2018-ës, duke ripohuar në këtë mënyrë prognozat e veta “dimërore”. Pritet që kërkimi i brendshëm të mbetet motori kryesor i rritjes dhe të lëvizet kryesisht nga konsumimi privat dhe nga përmirësimi i parashikuar i investimeve në sfondin e përvetësimit të shpejtuar të fondeve evropiane sipas periudhës programore të BE-së deri në vitin 2020. KE-ja shënon gjithashtu se rreziqet për perspektivat ekonomike të Bullgarisë janë të balancuara. Një absorbim eventual më i dobët nga ai i pritur i fondeve evropiane mund të ketë efekt negativ mbi investimet dhe mbi rritjen ekonomike. Duke pasur parasysh karakterin e hapur të ekonomisë sonë, kërkimi më i dobët i mallrave bullgare nga partnerët kryesorë tregtarë dhe më konkretisht nga Evropa, si dhe rritja e rreptë e çmimeve të naftës do të ishin rreziqe të mundshme për prognozat e shpallura të KE-së. Në të njëjtën kohë rreziqet për këto prognoza, por në drejtim rritës përfshijnë një besim më të madh të konsumatorëve nga ai i pritur dhe një progres më të shpejt në reformat e domosdoshme, gjë që mund kontribuojë për rritjen ekonomike të vendit.

Përpiloi: Atanas Cenov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..

botuar më 24-09-04 6.35.PD

Qeveria parashikon një pagë minimale prej 1077 leva /550.66 euro/ nga fillimi i vitit 2025

Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..

botuar më 24-08-28 5.38.MD

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD