Komisioni Evropian i ruajti prognozat e veta për rritjen e ekonomisë bullgare gjatë këtij viti dhe vitin tjetër në të ashtuquajturin “raport pranveror”. Në të njëjtën kohë Komisioni beson se konsumimi i brendshëm do të vazhdojë të jetë gjeneratori kryesor i rritjes.
Në raportin e ri të Komisionit shënohet se Produkti real i Brendshëm Bruto i Bullgarisë është rritur konsiderueshëm gjatë vitit 2016 me 3.4 për qind në saje të eksportit të mirë neto dhe të konsumimit privat në vend. Në kontrast të kësaj gjatë vitit të kaluar investimet janë kufizuar me 4 për qind kryesisht për shkak të përvetësimit më të dobët të fondeve evropiane.
Sa i përket vitit 2017 KE-ja vazhdon të shpresojë që PBB-ja të rritet me 2.9 për qind, pas së cilës të vonohet deri në 2.8 për qind gjatë 2018-ës, duke ripohuar në këtë mënyrë prognozat e veta “dimërore”. Pritet që kërkimi i brendshëm të mbetet motori kryesor i rritjes dhe të lëvizet kryesisht nga konsumimi privat dhe nga përmirësimi i parashikuar i investimeve në sfondin e përvetësimit të shpejtuar të fondeve evropiane sipas periudhës programore të BE-së deri në vitin 2020. KE-ja shënon gjithashtu se rreziqet për perspektivat ekonomike të Bullgarisë janë të balancuara. Një absorbim eventual më i dobët nga ai i pritur i fondeve evropiane mund të ketë efekt negativ mbi investimet dhe mbi rritjen ekonomike. Duke pasur parasysh karakterin e hapur të ekonomisë sonë, kërkimi më i dobët i mallrave bullgare nga partnerët kryesorë tregtarë dhe më konkretisht nga Evropa, si dhe rritja e rreptë e çmimeve të naftës do të ishin rreziqe të mundshme për prognozat e shpallura të KE-së. Në të njëjtën kohë rreziqet për këto prognoza, por në drejtim rritës përfshijnë një besim më të madh të konsumatorëve nga ai i pritur dhe një progres më të shpejt në reformat e domosdoshme, gjë që mund kontribuojë për rritjen ekonomike të vendit.
Përpiloi: Atanas Cenov
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..
Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..
Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..