Greqia nuk është optimiste e madhe për rritjen e PBB-së
Greqia uli parashikimin e vet për rritjen ekonomike gjatë vitit 2017 nga 2.7% në 1.8%. Kjo bëhet e qartë nga kurrizi afatmesëm buxhetor i qeverisë. Në planin buxhetor është parashikuar një rritje edhe më e madhe ekonomike prej 2.4% në vitin 2018 dhe 2.6% gjatë vitit 2019. Prognozat janë më të ulëta nga ato të Komisionit Evropian, i cili gjithashtu i uli vlerësimet e veta për rritjen e ekonomisë greke deri në 2.1% për këtë vit.
Rusia dhe Greqia do të forcojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe
Në kuadrin e forumit “Një brez, një rrugë” në Pekin, Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras bisedoi me Presidentin e Rusisë Vlladimir Putin. Sipas fjalëve të Ciprasit, gjatë disa viteve të fundit janë rritur konsiderueshëm tregtia dhe rryma turistike mes dy vendeve. Dy qeveritë bashkëpunojnë ngushtë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjithë sektorët. Prandaj Athina dhe Moska janë duke u përgatitur për një takim të ri të Këshillit të përbashkët të Ministrave.
Erdogan e konsideron Serbinë si fqinj
Presidenti turk Rexhep Erdogan u takua me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç në Pekin gjatë forumit “Një brez, një rrugë”. Dy liderët shqyrtuan bashkëpunimin ekonomik mes vendeve. Vuçiç shprehu kënaqësinë e vet për interesin në rritje të investitorëve turq. Ai nënvizoi se mes Beogradit dhe Ankarasë ka një klimë pozitive të biznesit dhe ka domosdoshmëri që kjo tendencë të vazhdojë. Presidenti turk nga ana e vet deklaroi se megjithëse nuk ka kufi të përbashkët me Serbinë, Turqia e konsideron vendin ballkanik si fqinj.
Beogradi po shkatërron kampin më të madh ilegal të refugjatëve
Autoritetet serbe filluan të pastrojnë një depo të braktisur hekurudhore, që është shndërruar në shtëpi për mijëra imigrantë të bllokuar në fund të vitit. Shumica e migrantëve, të cilët ishin vendosur atje në pritje të mundësisë për të kaluar përmes kufijve të mbyllur ballkanikë për në Evropën Perëndimore, para kësaj ranë dakord që të shkojnë në qendra të rregullta refugjatësh. Rreth 200 migrantë refuzojnë të shkojnë atje, duke u motivuar se nuk kanë besim tek autoritetet dhe kanë frikë se do të dërgohen në Bullgari ose Maqedoni, në vend që të shkojnë në Hungari dhe Kroaci, siç shpresojnë.
Në Rumani u zbulua një burim i ri gazi për katër mlrd dollarë
Burimi i ri i gazit në krahinën rumune Buzëu në pjesën juglindore të vendit është me vlerë 4 mlrd dollarë dhe mund t’i sigurojë Rumanisë pavarësi energjetike nga Rusia për një afat prej tre vjetësh. Këtë e deklaroi Kryeministri Sorin Grindjanu gjatë paraqitjes së burimit më të madh të gazit në tokë, të zbuluar nga shteti rumun gjatë 30 viteve të fundit. Sipas fjalëve të tij, shtresat e reja të zbuluara nga kompania “Romgaz” kapin shumën 30 mlrd metra kubikë gaz.
Bashkimi Socialdemokratik i Maqedonisë: Do të ketë qeveri të re dhe zgjedhje vendore
Në qoftë se tashmë ishte formuar qeveria e re e Maqedonisë, nuk do të kishte nevojë për shtyrjen e zgjedhjeve vendore, deklaruan nga Bashkimi Socialdemokratik i Maqedonisë. Bashkimi vë në dukje se bllokadat e paarsyeshme të VMRO-së – DPMNE-së janë shkaku që qytetarët të mos kenë kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë, nëpunësit në institucionet bashkiake të mos kenë paga, kurse njerëzit të jenë pa shërbimet e domosdoshme bashkiake. Formacioni politik i bëri thirrje Nikolla Gruevskit dhe drejtorisë së VMRO-së – DPMNE-së “të mos e destabilizojnë Maqedoninë për leverdi të tyre dhe të lejojnë dorëzimin paqësor të pushtetit dhe caktimin e ligjshëm të datës për zgjedhjet vendore”.
Myslimanët duan që “Shën Sofja” të bëhet përsëri xhami
Një grup i madh njerëzish, që duan që muzeu “Shën Sofja” të shndërrohet përsëri në xhami, u grumbulluan para monumentit të kulturës në Stamboll, që të zhvillojnë një lutje atje. Grupi është organizuar nga “Asociacioni Rinor i Anadollit”. Ai u grumbullua para monumentit “Shën Sofja” me sloganin “Thyejini verigat” dhe zhvilloi një lutje mëngjesi me thirrjen që muzeu të shndërrohet përsëri në xhami. Që nga ndërtimi i tij në vitin 537 deri në vitin 1453, kur Perandoria Osmane e pushtoi qytetin, Shën Sofja ka qenë kishë ortodokse, pas kësaj është shndërruar në xhami, para se të shndërrohet në muze nga autoritetet mondane.
Opozita në Malin e Zi është kundër njohjes së Kosovës
Një prej liderëve kryesorë opozitarë në Malin e Zi, Nebojsha Medojeviç, i bëri thirrje qeverisë për t’u tërhequr nga njohja e pavarësisë së Kosovës. Shkaku për këtë propozim është vendimi i Parlamentit në Prishtinë për ta shtyrë votimin e marrëveshjes për vijën e demarkacionit mes dy vendeve. “Ky vendim i Kosovës është ripohimi i radhës i projektit të Shqipërisë. Ai u përket territoreve të vendit tonë. Kosova nuk e njeh sovranitetin tonë. Duhet të mbrohemi”, deklaroi Medojeviç.
Përpiloi: Atanas Cenov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..
Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..
Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në..
Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të..