Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Puçini i panjohur

Radio Bullgaria ju propozon çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që votojnë për këngën fituese zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi është në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen në ditën e 16-të të secilit muaji.

Më 28 prill tek ne për herë të parë u prezantua opera me një akt “Vilisi” nga Xhakomo Puçini. Ky është arsyeja për prezantimin e akoma dy veprave operistike, pak të njohura të këtij kompozitori – “Dallëndyshja” dhe “Edgar”.

Vilisi” është vepra e parë skenike e shkruar për një konkurs për kompozitorë të rinj italianë, mirëpo nuk mori çmim. Në të njëjtën vit – 1883, Puçini prezantoi pjesa të zgjedhura prej tij para disa miqve dhe me ndihmën e dy prej tyre vepra është vënë në skenë më 3 maj të vitit 1884 në Milano. Suksesi i tij është i madh, finali është përsëritur tri herë, kurse kompozitori është thirrur në skenë 18 herë! Producenti Giulio Ricordi bleu të drejtat e prezantimit me një kusht – opera të bëhet në dy akte. Në variantin e ri vepra është vënë në skenë më 1884 në Torino.

Premiera e “Edgar”-it është më 21 prill të vitit 1889 në Milano. Libretoja  është shkruar nga Ferdinando Fontana në bazë të pjesës “Kupa dhe buzët” të Alfred De Musset. Kjo është vepra e dytë skenike e Puçinit, të porositur nga Giulio Ricordi pas suksesit të madh të operës Vilisi. Për fat të keq “Edgar” s’pati sukses, pavarësisht nga përpjekjet e kompozitorit për redaktim. Vepra mbetet në harresë deri më sot.

Opera në tri akte “Dallëndyshja” është prezantuar për herë të parë më 27 mars 1917 në Monte Karlo. Autori i libretos është Giuseppe Adami. Porosia për të është bërë akoma në vitin 1913 për Teatrin e Vjenës. Lufta e Parë Botërore pengoi kontratën për Vjenë dhe kur kompozitori ia ofroi këtë vepër producentit Giulio Rocordi, ai e hodhi poshtë. Të drejtët e prezantimit jashtë Austrisë atëherë i mori Lorentso Sonxonio dhe kështu vepra shkoi në Monte Karlo.

Llazarica” është kënga, e cila mori më shumë vota për muajin e kaluar.  

Tre vetat e zgjedhur me short për dhuratën – CD me prodhimin e fundit të BNR-së, janë: Aleksandër Ustinoviç nga Rusia, Claudio Gerlach nga Brazilia dhe Hans Lollike nga Danimarka.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i nëntë "Opera në maja" në Bellogradçik do të nderojë Giacomo Puccini

Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...

botuar më 24-08-02 6.05.PD

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..

botuar më 24-08-01 6.15.PD

Muzika dhe artet takohen nën yjet në rajonin e qytetit malor Trojan

Për të gjashtin vit radhazi, fshati malor Debnevo në rajonin e qytetit Trojan po pret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Artit Jam on the River. Veprimtaria, e cila mbledh shumë muzikantë të huaj dhe vendas, mbahet nga data 31 korrik deri më 3..

botuar më 24-07-31 2.15.MD