Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentët nga klubi “GARGULL” kanë shokë ekzotik dhe të pa rrezikshëm

БНР Новини

Gargull-zogu këngëtar, i cili takohet shpesh në pyjet tona i ka dhënë emërtim klubit të studentëve të biologëve dhe të adhuruesve të natyrës. Në leximin e tyre GARGULL do të thotë: Një klub studentësh për arsimim dhe zhvillim me qendër Ekologjike. Ideja për klubin është e entuziastëve nga dega e biologjisë, të cilët kanë mundur të kthejnë një nga laboratorët të cilët nuk punojnë dhe janë të braktisur të fakultetit në një vend të vet në universitet, që të mund të mblidhen dhe të risin lloje të ndryshme të kafshëve të vegjël. Qëllimet e klubit janë të shumta, por në themel qëndron studimi i sjelljes dhe marrëdhëniet e përbashkëta midis kafshëve.

СнимкаKafshët e tyre shtëpiak ata kanë filluar ti mbledhin përpara 9 vjetëve, kurse banuesit e parë kanë qenë të sjellë nga shtëpitë e studentëve. Tani kafshët janë rreth 50, pa u përfshirë këtu peshqit, nga të cilët ka më shumë lloje. Vazhdimisht ritet numri i studentëve, të cilët e vizitojnë klubin dhe ndihmojnë në rritjen dhe studimin e llojeve të ndryshme. Bile kolegë të tyre, të cilët janë nisur për të mësuar jashtë shtetit, ndihmojnë nga distanca me materiale dhe kontakte profesionale në zhvillimin e veprimtarisë së klubit. Bashkë me ata të cilët e kanë përfunduar arsimin e vet në Fakultetin e biologjisë dhe kursistët e parë të pranuar, bashkësia e studentëve rreth klubit Gargull numëron rreth 500 veta. “Më e vlefshmja të cilën na e jep anëtarësia në klub është fakti se, këtu kemi vendin tonë të ruajtur në kompleksin shkollor” - thotë Lina Paunova biolog-nga kurse i 4. Sipas saj klubi  i detyron studentët të mund të ndihen të dashur dhe të dobishëm, kurse përveç kësaj ka se ku të mbeten në kohën e tyre të lirë, në vend që të kthehen në shtëpi pas leksioneve.

Për shembull Lina, e viziton laboratorin me kafshë çdo ditë, edhe gjatë pushimeve, që të mos të mbeten kafshët pa ngrëne dhe pa pirë gjatë periudhës kur nuk mësohet. Nganjëherë në Fakultetin e biologjisë vijnë fëmijë shumë të vegjël, për të cilët ky është takimi i parë i fëmijëve me botën e zvarranikëve. “Vendi është i përshtatshëm për takime me fëmijët dhe me prindërit e tyre” - tregon Lina Paunova dhe vazhdon:

Снимка

Kanë filluar me kafshë shtëpiak, të cilët studentët i kanë pasur, por nuk kanë mundur ti shikojnë në shtëpi, por kanë dashur që ti vërejnë. Për shembull kemi një lepur, i cili është 8 vjet këtu tek ne. Pronarët e tij kanë zhvilluar alergji, prandaj ai është dashur që të transferohet në laborator. Ai është një nga kafshët më të vjetra, të cilat tani i ka klubi. Ne bëjmë eksperimente me kafshët tanë, duke e vërejtur sjelljen e tyre gjatë stinëve. Po kështu kemi vendosur furnizues për ushqimin e shpendëve në dritaren tonë, të cilën shpesh e përdorim për studime. Botuam një artikull shkencor për këtë, se çfarë shpendësh vijnë në periudhën e dimrit në vendin për furnizim me ushqim dhe për marrëdhëniet midis  llojeve të ndryshme të shpendëve. U formua një temë kureshtare, ndaj saj treguan interes studentë, pedagogë dhe mjaft shkencëtarë nga vendi dhe nga jashtë. Tani në laborator rriten shumë lloje peshqesh, sepse në ushtrimet në biologji studiohet sjellja e llojeve të ndryshme. Ideja e këtij klubi është më tepër arsimues. Këtu studentët mundet të shikojnë në realitet kafshët e vërtetë,që të mundet pas kësaj  të mund ti dallojnë dhe në natyrë. Tek ne  vijnë dhe kafshë të plagosur. Lidhemi me një klinikë veterinare me të cilën kemi kontakte 24 orësh. Me qenë se njerëzit nuk e dinë se ku të shpien për shembull një zog, të rënë nga ndonjë pemë. Ne jemi të arsimuar nga pedagogët tanë, e dimë sesi të reagojmë dhe se çfarë të bëjmë. Këtë përvojë e transmetojmë vazhdimisht kolegëve tanë më të rinj, të cilët do ta marrin stafetën prej nesh. Edhe sikur të vijnë vetëm një herë në javë, kjo është një ndihmë e madhe për ne."

Снимка
Lina Paunova bind se në laboratorin e klubit të studentëve nuk ka kafshë e cila mund të plagosë ndonjë njeri, prandaj biologët e rinj janë fare të qetë kur japin ndonjë nga kafshët në duart e fëmijëve . Kurse ata kanë filluar ta duan kaq shumë kopshtin e vogël zoologjik, saqë kanë marrë përsipër detyrën tu venë emra kafshëve të preferuar prej tyre. Kështu kërmilli-gjigant afrikan ka fituar emrin Bobi, kurse  gekon ekzotik është emërtuar Sharo, për shkak të lëkurës së vet lara-lara. “Përmes afërsisë me kafshët i mësojmë  fëmijët të mos të kenë frikë, por të dinë më shumë për natyrën”-thotë Lina Paunova.

Снимка
Kafshët më interesantë janë kafshët ekzotike. Kemi boa, piton mbretëror, gjarpër qumështi, lloje të shumta gekon. Që të gjithë ata janë shumë interesant dhe janë mësuar deri në një shkallë të tillë me praninë njerëzore, saqë ne i përdorim për biseda me fëmijët tanë të vegjël. Ata në fillim kanë shumë frikë, por kur i mësojmë sesi të komunikojnë drejt me zvarranikët, fëmijët fillojnë ti pëlqejnë shumë dhe bile shfaqin dëshirë ti kenë në shtëpi si kafshë shtëpiake. Kjo për ne është më e dobishmja, sepse i edukojmë fëmijët të ruajnë natyrën. I mësojmë po kështu dhe përse duhet të vendosen furnizues për ushqim për kafshët dhe si të vendosen me të drejtë. Klubi tonë organizon dhe shumë ekskursione për miqtë tanë të vegjël, ku tregojmë kafshët në mjedisit e tyre të natyrshëm. Mundohemi ti arsimojmë dhe prindërit, sepse pjesa më e madhe prej tyre kanë një frikë të imponuar dhe një qëndrim skeptik ndaj zvarranikëve për shembull.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Gergana Mançeva dhe klub “GARGULL”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i BNR-së Milen Mitev (majtas) me Akademikun Julian Revallski

Radioja Kombëtare Bullgare dhe Akademia Bullgare e Shkencave do të bashkëpunojnë në promovimin e botimeve për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..

botuar më 24-09-12 4.49.MD

A është zëvendësimi i një kandidature mashkullore me një femër një çelës për marrjen e resorit të dëshiruar në Komisionin e ri Evropian?

Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..

botuar më 24-09-11 8.15.PD

Prodhuesit ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Tradicional të Vjeshtës në Razgrad

Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..

botuar më 24-09-11 5.20.PD