Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-06-16 3.39.MD

Снимка
Në fshatin Tërnava me rite të vjetra u hap zyrtarisht fushata e korrjes në bashkinë e Tunxhasë. Foto: BTA

Снимка
Festivali “Botë pa dhunë” organizohet për herë të dytë nga Fondacioni “Dorë për ndihmë” në parkun Shën Gjergji të qytetit të Dobriçit. Fëmijët argëtohen në tri punishte – pikturë mbi fytyrë, pikturë mbi katron ose për muzikë. Të vegjlit morën pjesë në shumë lojëra dhe kërcime, kurse pikturat më të mira u renditën në një ekspozitë të improvizuar. Foto: BTA

Снимка
Ekspozita fotografike “Me gojë të hapur” e njërit prej fotografeve më të njohura spanjolle në botë Kristina Garsia Rodero u hap në Galerinë Kombëtare “Pallati” në kuadrin e festivalit “Fotofabrika”. “Me gojë të hapur” është një udhëtim bardhë e zi, i cili jep një vështrim të ndryshëm mbi njërën prej pjesëve më ekspresive të trupit njerëzor – gojën. Kjo është ekspozita e parë vetjake e Kristina Garsia Roderos në Bullgari. Foto: BTA

Снимка
Në galerinë e Lidhjes së piktorëve bullgarë u hap ekspozita e veprave tradicionale artizanale nga Evropa Verilindore “Bukuria e zanateve të Tohokus”. Ekspozita është kushtuar traditave artizanale nga regjioni i cili ishte prekur më shumë nga tërmeti i madh dhe cunami i pasuar më 11 mars 2011. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Plovdivi është mikpritës i panairit tradicional pranveror të zanateve popullore. Sivjet mbi 80 mjeshtër nga tërë Bullgaria paraqesin gjatë panairit 25 zanate të ndryshme. Foto: BTA Ekspozita “Piktura të përzgjedhura – më të mirën nga..

rinovuar më 17-05-19 2.49.MD

Dita në fotografi

Në qytetin e Vidinit zhvillohet një festival për kulturë autentike, organizuar në kuadrin e një projekti të organizatave joqeveritare nga Bullgaria dhe Rumania. Në të marrin pjesë mjeshtër amatorë – mbajtës të kulturës autentike nga rrethet e..

rinovuar më 17-05-18 3.21.MD

Dita në fotografi

Me rastin e Ditës botërore për luftimin e hipertonisë në qendrën e qytetit të Haskovos përfaqësues të “Ligës bullgare të hipertonisë” me ndihmën e vullnetarëve të Kryqit të Kuq Bullgar e matën tensionin e gjakut të qytetarëve. Foto:..

rinovuar më 17-05-17 2.16.MD