Një grua energjike nga Bostëni ndoshta është studiuesja më e etshme e folklorit autentik bullgar. Dashuria e Marta Forsajtit ndaj tij daton që nga koha, kur ajo mësonte gjuhën dhe letërsinë ruse në universitet dhe u regjistrua në kursin e folklorit sllav. Atëherë pedagogu i saj i prezantoi folklorin autentik të Bullgarisë. Marta mbeti të magjepsur, jo menjëherë, por për gjithmonë. Në vitin 1976 filloi të frekuentojë Bullgarinë dhe të takohet me shkencëtarët Vergilij Atanasov, Ani Ilieva dhe me nëpunës të tjerë të Institutit të Diturisë së Muzikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Vergilij Atanasov e përcolli në fshatrat përreth Sofjes – Bistrica dhe Zheleznica, si dhe në qytetin Velingrad. Në fshatin Bistrica Marta u takua me familjen Aleksandrovi, të cilët i dinin këngëtarët vendorë dhe e njohën amerikanen me ta.
“Incizimet e para i bëra në vitin 1978 me një magnetofon për 48 dollarë. Incizimet u bënë të mira. Disponuam nja 50-60 kaseta audio për 3 muaj. U mësova që të mos shuaj magnetofonin, kur gratë pushuan së kënduari sepse ato filluan të bisedojnë dhe në një çast papritmas prapë niseshin ndonjë këngë.”
Folklori bullgar është plotë larmi të madhe ritme, melodi, teknika vokale. Marta Forsajt është një studiuese me qëllime të qarta në punën e vet:
“Gjithnjë kam shfaqur interes ndaj këndimit në dy zëra, e kam parasysh rajonet Shopsko, Krahinat Perëndimore, Pirin dhe Nedelino. Kam miq të mrekullueshëm në ato vise, në vitin 1990 ftova Gjyshet nga fshati Bistrica për një vizitë 21 ditësh në SHBA-në. Në vitin 2000 një miku im ftoi dy vajza 20 vjeçare nga fshati Nedelino. Ato dhanë koncerte dhe punuan bashkë me dy motra amerikane të po kësaj moshe. Në vitin 2006 ftuam dy gra nga fshati Draginovo. Ato kanë një furrë dhe kur punojnë deri vonë shumë shpesh këndojnë, pikërisht ato këngë të vjetra.”
“Në fakt arkivi im përmban gjithçka incizuar prej meje, edhe bisedat. Mirëpo, pjesa kryesore është rezultat i tri ekspeditave me përkrahjen e organizatave të ndryshme si “Fulbrajt” dhe IREX (Këshilli Ndërkombëtar për Studime Shkencore dhe Shkëmbim). Nga vitit 1981 kalova 3 muaj në terren në Bullgari. Pas kësaj prapë nga 3 muaj qëndrova aty në vitet 1985 dhe 1988. Qëllimi ishte të regjistroja muzikë. Çdo herë incizova nga përafërsisht 50 kaseta audio. I kam dëgjuar të gjitha këngët, i kam transkriptuar fjalët si dhe një pjesë prej muzikës. Koleksioni përmban 4000 njësi, nuk bëhet fjalë për 4000 këngë, doemos, sepse ngandonjëherë kamë regjistruar variante të një kënge të njëjtë në 5 ose 7 fshatra. Në etapën e tanishme qëllimi im është digjitalizimi i këtij arkivi. Tani punoj për përfshirjen e tij në bibliotekën e Kongresit Amerikan dhe më saktë në Qendrën Amerikane të Folklorit (American Folklife Center) pranë Institutit të Smitsënit (Smihtosnian Institute). Kërkoj vend, ku arkivi im i digjitalizuar të ruhet për brezat e ardhshëm.”
Më se nga të gjithë të tjerët Marta Forsajt ka përgjigje të pyetjes pse të huajit janë aq të pasionuar pas folklorit bullgar:
“Sipas meje ai është ekzotik nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër – magjik! Ritmet janë të çuditshme. Megjithëkëtë kur nuk i dëgjon, atëherë të mungojnë. Jo të gjithëve u pëlqen të dëgjojnë këngë autentike fshatare. Unë nuk bëj përpunime folklorike – ata janë të bukura si një vepër muzikore, por nuk janë folklor. Interesi im është i përqendruar mbi folklorin – mbi atë të cilën njerëzit krijojnë dhe bëjnë vet, pa asnjeri t’i thotë çfarë të bëjnë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..