Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-06-26 3.45.MD

Снимка
Në Qendrën kulturore “Kazino detare” në qytetin e Burgasit është renditur ekspozita e peshqve ekzotike, koraleve, algave dhe krustaceve nën titull “Bota nëntokësore”. Më 22 akuariume lundrojnë 160 kafshe të ujërave lumore dhe detare nga 46 specie të ndryshme. Foto: BTA

Снимка
Nga sot e deri në ditën e diel 40 mjeshtër të zanateve të vjetra nga tërë Bullgaria tregojnë veprat e tyre në kopshtin e Muzeut Etnografik të Plovdivit. Foto: BGNES

Снимка
Një tufë lejlekësh kërkojnë freski në liqenin afër fshatit Brestovene. Foto: BTA

СнимкаIndustria e modës të jetë më ekologjike dhe ta mos ndotë mjedisin, kjo ishte një nga mesazhet e forta të edicionit të 64-të të “Paradës së modës – 2017” në qytetin e Pllevenit. 17 dizajnerë nga Bullgaria, SHBA, Ukraina dhe Qiproja treguan veshje dhe kostume origjinale e moderne. Foto: BGNES

Снимка
Nga sot në Bullgari shpallet “kod i verdhë” për shkak të temperaturave të larta, të cilat priten të arrijnë 40 gradë deri në fund të javës. Për shkak të nxehtësisë në bazën e hipizmit në lagjen Bozhurishte të Sofjes, e cila mban emrin e gjen. Krum Lekarski, i sjellin pak freski kuajt me ujë të ftohtë. Foto: BGNES

Снимка
Gjatë kësaj fundjave shumë sofjanas e vizituan Parkun Jugor që të përfshihen në edicionin e parë të “Radio Park Fest”-it, të organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare. Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Mijëra banorë të Varnës dhe miq të qytetit kërkuan freski nga temperaturat e larta afër detit. Foto: BTA Në Bankën Popullore Bullgare u paraqit monedha përkujtimore prej bakri me temë “140 vjet nga lidhja e..

rinovuar më 17-06-30 3.23.MD

Dita në fotografi

Kompania finlandeze e mbrojtjes “Patria” bëri sot në liqenin artificial “Koprinka” afër qytetit të Kazanllëkut demonstrim të makinës së blinduar “Patria AMV”. Ajo është destinuar për nevojat e ushtrive tokësore dhe..

rinovuar më 17-06-29 3.49.MD

Dita në fotografi

Sot në Shkollën bullgare për qen udhëzues u mbajt ceremonia e përfundimit të klasës së sivjetshme të qeneve që i ndihmojnë njerëzit e verbër. Foto: BGNES Foto-kurthi për monitorim të shqiponjës së vogël të..

rinovuar më 17-06-28 2.52.MD