Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-06-27 3.30.MD

Снимка
Me rastin e 140 vjetorit të Çlirimit të Svishtovit nga sundimi osman në qytet u mbajt një shërbim përkujtimor. Në të morën pjesë ushtarakë të Gardës Kombëtare, qytetarë, deputetë, përfaqësues të institucioneve. Foto: BTA

Снимка
Shtëpia malore “Ambarica” gjendet në verilindje të majës Momina mogila në malin e Torjanit, pjesë nga Sredna Stara planina. Ajo përbëhet nga dy godina dykatëshe – ajo e vjetër (e ndërtuar në vitet 1935 – 1936, me kapacitet prej 52 vendesh) dhe e reja (e ndërtuar më 1953 – 1960, me kapacitet nga 58 vende). Rajoni ofron kushte shumë të mira për pushim dimëror dhe veror. Njëri prej itinerareve i cili mund t’ju çojë deri në “Ambarica” është me teleferik nga qyteti i Sopotit deri në shtëpinë malore “Dobrila. Shtëpia malore “Ambarica” gjendet në Parkun Kombëtare “Ballkani Qendror”. Foto: BGNES

Снимка
Niveli i lumit të Danubit po ulet. U formua tri pragje, për shkak të cilave pronarët e anijeve nuk mund të përdorin kapacitetin e plotë të mjeteve të tyre lundruese. Pjesët kritike janë në afërsi të Belenesë, Batinit dhe Brëshlenit. Nuk ka anije të bllokuara, grumbullime ose pritje. Foto: BTA

Снимка
Henri Fineral – menaxheri i përgjithshëm i kompanisë amerikane “Textron Systems” gjatë kohës së konferencës së shtypit të “Textron Systems” dhe “Rheinmetall Group”, në të cilën u prezantua propozimi gjermano-amerikan për përpunim dhe prodhim të përbashkët në Bullgari të makinerisë së re të blinduar luftarake. Foto: BGNES

Снимка
Etapa e katërt e studimit 10-përqindësh të tokave të mbjellë me drithëra, ishte bërë në qarkun e Varnës. Synimi është të parashikohen afatet për fillimin e fushatës së korrjes dhe rendimentet e pritura. Foto: BGNES

Снимка
Ansambli i Haskovos “Juzhnjaci” mbrëmë pati një koncert në skenën e sheshit “Liria”. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Mijëra banorë të Varnës dhe miq të qytetit kërkuan freski nga temperaturat e larta afër detit. Foto: BTA Në Bankën Popullore Bullgare u paraqit monedha përkujtimore prej bakri me temë “140 vjet nga lidhja e..

rinovuar më 17-06-30 3.23.MD

Dita në fotografi

Kompania finlandeze e mbrojtjes “Patria” bëri sot në liqenin artificial “Koprinka” afër qytetit të Kazanllëkut demonstrim të makinës së blinduar “Patria AMV”. Ajo është destinuar për nevojat e ushtrive tokësore dhe..

rinovuar më 17-06-29 3.49.MD

Dita në fotografi

Sot në Shkollën bullgare për qen udhëzues u mbajt ceremonia e përfundimit të klasës së sivjetshme të qeneve që i ndihmojnë njerëzit e verbër. Foto: BGNES Foto-kurthi për monitorim të shqiponjës së vogël të..

rinovuar më 17-06-28 2.52.MD