Sivjet me një diplomë për një projekt më iniciativë në Konkursin Kombëtar për një dekoratë Evropiane për fermerë të rinj qe i dekoruar 33 vjetari Denis Durall nga fshati i rrethit të qytetit Silistra - Bradvari. Me 120 kosheret e vet, me të cilat zhvillon një apikulturë biologjike dhe në të dyja hektarët e tokës , në të cilën rrit shafran, ai mundi të tejkaloi fermerët e shumtë me ekonomi më të mëdha për nga përpjesëtimet.
E gjejmë në zgjuan e bletëve të tij, në mes të pyllit prej akacie në fshatin e tij të lindjes, të nxjerrë mjaltë. Pas mjaltit të grumbulluar prej akacie dhe prej blini , tani i vjen radha atij prej luledielli. Nuk e fsheh kënaqësinë e vet, më në veçanti pas rendimentit të vjetshëm të keq për bletarët bullgar.
Pse u drejtuat drejt prodhimit të mjaltit biologjik?
“Sipas meje kjo është e ardhmja-përgjigjet Denis dhe sqaron. Për mua nuk ekziston një dilemë tjetër. Në qoftë se është bletaria, ajo duhet të jetë biologjike. E njëjta gjë i përket dhe shafranit, të cilin e prodhoj. Ai po kështu është biologjik. Kokat për mbjellje kanë certifikatë franceze. Shafranin e marrë ja shes furnizuesit tim francez. Si një njeri i cli kupton nga varietetet, preferoj gjithmonë ushqimet organike. Që aty erdhi dhe dëshira time për zhvillimin e rritjes organike të bletëve dhe një prodhim biologjik.”
I riu nga krahina e Dobruxhës viziton anë e mban botën , ka punuar për një periudhë të gjatë kohe në Angli dhe në Gjermani, e ka provuar kësmetin e vet në fusha të ndryshme, por nostalgjia e kthen në krahinën e tij të lindjes Bradvari. Që nga viti 2014 ai merret me apikulturë biologjike, kurse që nga viti 2015 me prodhimin e shafranit.
Pyetjes se si dhe ku e shet mjaltin e prodhuar Denis Dural përgjigjet:
“Deri vjet nuk isha i pajisur me certifikatë për prodhimin e mjaltit organik. Tani, mjalti i prodhuar prej meje fitoi një miratim në Angli. Në sajë të kësaj njohjeje, tanimë kam marrëveshje të nënshkruara me firma të mëdha evropiane për shitje të mjaltit organik në tregjet evropiane.”
Denis Durall është inxhinier bujqësie sipas profesionit, por që ku vjen dashuria e tij ndaj bletëve? Përgjigja e kësaj pyetjeje nuk ka sesi të mos na befasojë:
“Mua më pëlqen shumë historia. Kur mblidhemi me shokët, ne flasim për historinë, shqyrtojmë, debatojmë dhe bëjmë analiza. Dhe për mua bletët janë “një histori e gjallë” - mënyra e tyre e jetesës dhe puna e tyre. E gjithë jeta në një koshere vërtitet dhe formohet e ndërtohet rreth “bletës nënë” ose e ashtuquajtura “bleta mbretëreshë”. Ja përse ato më befasojnë me të gjithë organizimin e familjes së bletëve , kurse unë nuk pushoj që ti studiojë. Për mua bletët janë një çudi.”
Prandaj njerëzit, të cilët duan të merren me rritjen e bletëve, vetëm për paratë dhe për të ardhurat e lehta, sipas Denis Durall, nuk ka sesi të mund të kenë ndonjë sukses të madh pa futur dhe diçka nga vetja e vet:
“Në themel të bletarisë duhet të qëndrojë dashuria e madhe ndaj bletëve. Dhe në fund, pas kësaj mund të mendohet për para. Në qoftë se filloni të rrisni bletë duke menduar se, këtu bëhen para të mëdha dhe të lehta, kjo punë nuk ka sesi të vazhdojë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..
Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..
Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..
Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë..
Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin..
Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të..