Dikur qindra pelegrinë kanë kaluar me këmbë përmes malit madhështor Rilla përgjatë një shtegu, për të arritur deri në vendin më të shenjtë të këtij mali – manastirin ku rruhen eshtrat e shenjtorit Ivan Rillski Çudibërës. Sot ky shteg akoma ekziston, mirëpo në vend të pelegrinëve në të më shpesh takohen turistë. Itinerari turistik kalon afër Liqenit të Thatë – një liqen që pothuaj zhduket.
Nga Manastiri i Rillës deri në Luadhin e Kirilit shtegu kalon përgjatë rrugës dhe arrin deri tek varri i Ivan Rillskit dhe deri tek shpella, në të cilën shenjtori mbrojtës i Bullgarisë ka jetuar si oshënar. Pastaj ky shteg na çon deri në Luadhin e Kirilit.
Luadhi i Kirilit na ofron një pamje mahnitëse nga majat Eleni Vrëh, Orlloveç, Dvugllav, Igllata dhe Zlija Zëb. Nga këto maja në drejtim të luadhit është formuar një grykë e frikshme, muret e së cilës janë pingul. Emri i saj është “Zlite potoci” (Rrëketë e Keqja). Igllata (Gjilpëra) është një nga majat më të paarritshme në malin Rilla. Zakonisht nga Luadhi e Kirilit turistit nisen për në shtëpitë malore “Ribni Ezera” (Liqenet e Peshqve), “Grënçar” (Poçar) dhe për në majën Musalla.
Itinerari tjetër është drejt Liqenit të Thatë dhe pyllit të mbrojtur Kobillno Branishte, i cili pastaj çon deri tek shtëpia turistike Maljovica dhe pjesa e malit Rilla me të njëjtin emër. Këtë itinerar e kanë kaluar si pelegrinët, kështu edhe karvanët e kuajve për transportimin e mallrave.
Pas Luadhit të Kirilit shtegu hyn brenda një pylli ahu në drejtim të majës Zlija Zëb, duke u ngjitur dalëngadalë. Pastaj shtegu kthehet djathtas diagonalisht dhe fillon gjarpërimi. Në një nga kthesat e shumta, mbas pyllit prej bredhave të bardhë, hapjet një pamje nga maja madhështore Zlija Zëb, muri i së cilës është karakteristik me “vetulla të vrenjtura”. Atje në largësi, në fundin e luginës shihet Manastiri i Rillës.
Pas disa bredhave shekullore, të çrrënjosura nga stuhitë, shtegu vazhdon horizontalisht djathtas dhe kalon përmes lumenjve gurore. Në një nga shkëmbinjtë akoma shihet kryqi i gdhendur me mbishkrim: “Mirë se keni ardhur, mysafirë të manastirit”.
Shtegu i pelegrinëve fillon nga lugina e lumit Beli Iskër dhe e lidh pjesën veriore të malit me Manastirin e Rillës. Atje kanë kaluar të gjithë besimtarët, para ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.
Pas pak shtegu vazhdon lart dhe pastaj bëhet i sheshtë. Kështu në largësi poshtë, në mënyrë të papritur, si një mirazh shihet një liqen.
Luadhi pranë tij është plotë me mijëra lule të bardha, të kuqe dhe me ngjyrë vjollce. Në të majtë të liqenit zbret një shpatë shkëmbore dhe barishtore, kurse në fund shihet qafa Kobillno Branishte.
Liqeni i thatë ndodhet në lartësi 1928 mbi nivelin e detit dhe sipërfaqja e tij është pothuaj 20 dynymë. Ndodhet në një luginë të formuar nën ndikimin e akullnajës. Nuk ka lumenj që nisen nga ai dhe liqeni mbushet nga bora e shkrirë mbi shpatat e luginës dhe nga rrëketë që vijnë nga Kobillno Branishte dhe Liqenjtë të njohura si “Popovokapskite”. Nganjëherë gjatë verës liqeni zhduket plotësisht dhe për këtë arsye emri i tij është Liqeni i Thatë.
Zakonisht turistët e kalojnë shtegun nga Luadhi i Kirilit deri në Liqenin e Thatë për dy orë. Pas pushimit pranë liqenit përrallor, shumica prej tyre kthehen, kurse të tjerët vazhdojnë më tej në drejtim të pyllit të mbrojtur Kobillno Branishte dhe majës Maljovica.
Tekst dhe fotografi: BGNES
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..